HomeShëndetësi Dieta më pak kalori për smundjet e stomakutnë Shëndetësi Atyre qc vuajnë nga sëmundje në stomak apo gurët në idhcë zakonisht u sugjerohet një dietë me pak kalori, me të cilën shmangin dhe zvogëlojnë dhimbjet. Në fazën akute dieta është e lehtë, lehtë e tretshme, kryesisht përbëhet nga karbohidratet, e as qetësimit të simptomave shtohen proteinat dhe zgjerohet menyja. Po ashtu, duhet pasur kujdes mënyrën se si përgatisni ushqimin – është e nevojshme të hiqni të gjitha yndyrat e mundshme nga mishi. Po ashtu, nuk duhet që ushqimet të jetë tepër të nxehta, por as tepër të ftohta. Duhet të konsumoni më shpesh. Pas një shujte të “rëndë” është mirë të shëtisni ose të vendosni një mbulesë të ngrohtë mbi stomak. Çfarë të konsumoni dhe çfarë jo Qumështi dhe prodhimet e tij, dy apo më shumë gota në ditë Po – qumësht pa yndyrë, jogurt po ashtu pa yndyrë, jogurt të përgatitur nga qumështi pa yndyrë, djathë të freskët. JO – qumësht me shumë yndyrë, ajkë, qumësht të thartë, djathëra të yndyrshme, djathë të tymosur. Perime, tri apo më shumë shujta gjatë ditës PO- të gjitha perimet, të papërpunuara, të fërguara, të shndërruara në lëng, të pjekura pa yndyrë shtesë. Sugjerohen perime me pak proteina: spinaq, karota, panxhar, domate, kungulleshka. JO – perime të pjekura, djathë, gjalpë, sos me yndyrë. Fruta, dy apo më shumë shujta PO – të gjitha pemët e freskëta, banane, mollë, pjeshkë, lëngje nga domatet dhe karotat. Duhet pasur kujdes në pemët që mund të shkaktojnë dhimbje: dardhat, rrushi, bademi, arrat, pjepri, lajthitë. Pijet PO – ujë, kafe ose çaj, kakao me qumësht pa yndyrë, lëngë pemësh. Kujdes me birrë, ujë mineral, të gjitha pijet alkoolike dhe ato të gazuara që mund të shkaktojnë dhimbje. Supë PO – supë pa yndyrë, e kthjellët, me perime, gjellë me mish pa yndyrë, oriz, patate, domate. JO – supë me krem, supë pule me yndyrë. Ëmbëlsira Po – jogurt pa yndyrë, puding me qumësht me yndyrë, tortë dhe keksë pa yndyrë, bonbone të forta, marmelatë. Jo – akullore, puding me qumësht me yndyrë, çokollatë. PrapaPara Komento Anulo Shto Koment
në Këshilla të ndryshme Meshkuj, këto gjëra nuk i keni ditur për femrat! Femrat dhe meshkujt gjithmonë kanë pasur, kanë dhe do të kenë probleme në lidhje më mënyrën si i shohin …
në Këshilla të ndryshme Si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut Nëse e kontrolloni me kujdes tensionin e gjakut nëpërmjet një stili jetese të shëndetshme, mund të mos keni …
në Këshilla Seksuale Përgatisni vetë këtë pije dhe do jeni një bishë në shtrat! Të gjithë meshkujt që kanë probleme me ereksionin ose duan të rrisin performancën e tyre seksuale, duhet të …