Dieta me sallatë

Dieta me sallat

Dieta me sallatTani që pranvera po vjen ne konsumojmë më shumë fruta dhe perime! Prandaj dieta që kemi zgjedhur për ju ka si bazë sallatën. Kujtohuni ta përdorni këtë dietë vetëm për periudha të shkurtra kohore.

Mëngjesi

Sallatë frutash

Qëroni gjysëm papaje (frut ekzotik me fara) (200gr)

Pastrojeni nga farat dhe priteni në copa të vogla

Qëroni 100gr kivi dhe priteni në feta

Përziejini frutat dhe shtoni 200 gr manaferra dhe 50ml lëng portokalli

Rreth 150 kalori

Paraditja:

Sallatë me tranguj

Lani 200 gr tranguj dhe 100 gr rrepa

Pritini në copa dhe përziejini

Shtoni disa gjethe çikore

Aromatizojeni me një lugë të vogël majonezë dhe një lugë të vogël me erëza

Rreth 50 kalori

Dreka:

Sallatë me domate dhe kërpudha

Lani 250 gr domate, një qepë, 100 gr kërpudha, 30 gr sallatë jeshile

Shtoni 30 gr proshutë të pjekur të ndarë në kubikë të vegjël

Aromatizojeni sallatën me një lugë të vogël majonezë dhe me erëza

Rreth 200 kalori

Pasditja

Sallatë papaje

Prisni 200 gr papaje në kubikë të vegjël dhe shërbejini mbi një shtresë gjethesh sallate. Përzieni 50 gr kos me pak lëng limoni dhe shtojani papajës.

Rreth 50 kalori

Darka

Sallatë specash dhe selinoje

Lani një spec të kuq (150 grë), 100 gr selino dhe 100 gr tranguj. Pritini perimet në feta dhe shtoni 40 gr djathë dhe 50 gr bizele.

Aromatizojeni sallatën me pak majonezë dhe me erëza.

Rreth 200 kalori.

Komento