Dieta me vezë

Dieta me vezë

Dieta me vezëDieta me vezë për humbje në peshë është dietë me pak kalori, që për qëllim ka humbjen e kilogramëve tepricë.

Por, nuk është dietë që duhet aplikuar për një periudhë të gjatë kohore, sepse trupi ka nevojë për kalori dhe energji, e mungesa e tyre shkakton dëmtime në trup Plani i dietës për një javë,transmeton gazeta Kosova Sot.

DITA E PARË:

Kafjalli: 2 portokaj, 2 vezë të ziera dhe 1 gotë qumësht me pak yndyrë. Dreka: 1 gotë jogurt, 140 gramë pulë e zier pa lëkurë. Darka: 140 gramë pulë e zier pa lëkurë, 1 vezë të zier dhe 1 portokall

DITA E DYTË

: Kafjalli: 2 vezë të ziera dhe lëngun e 1 limoni. Dreka: 140 gramë peshk i pjekur dhe 1 grejpefrut. Darka: 3 vezë të ziera.

DITA E TRETË:

Kafjalli: 2vezë të ziera, lëngun e shtrydhur nga 1 limon në 1 gotë ujë të vakët. Dreka: 140 gramë mish gjedhi të zier dhe 1 grejpfrut. Darka: 3 vezë të ziera.

DITA E KATËRT:

Kafjalli: 3 vezë të fërguara me shparguj, kopër dhe qepë. Dreka – 140 gramë pulë të zier me sallatë. Darka- 1 vezë të zier, 2 portokall

DITA E PESTË:

Kafjalli – 2 karota, 2 vezë të ziera, 1 lugë krem të thartë. Dreka: 2 karota dhe 1 gotë lëng portokalli. Darka: 1 vezë të fërguar dhe 140 gramë peshk të zier

DITA E GJASHTË:

Kafjalli: 140 gramë jogurt me pak yndyrë dhe lëngun e shtrydhur nga 1 limon ose portokall. Dreka – 2 vezë të ziera, 2 grejpfruta. Darka – 1 gotë ujë

DITA E SHTATË:

Kafjalli: 2 vezë të ziera dhe 1/2 e grejpfrutit Dreka: 1 portokall dhe 140 gramë mish gjedhi. Darka: 1 gotë ujë.

Komento