Dieta Nordike

Dieta Nordike

Klaus Mejer, njëri ndër pronarët e restorantit danez “Noma”, i cili dy herë rresht ishte shpallur si restoranti më i mirë dhe më i suksesshëm në botë ka paraqitur dietën e re të quajtur “Dieta Nordike”.

Koncepti i ushqimit është zhvilluar në bashkëpunim me nutricistin Arnei Astrup, e deri më tani në këtë hulumtim janë investuar rreth 20 milionë dollarë.

Pas dy vjet hulumtimesh koncepti i quajtur Dieta Nordike do të mund të jetë një revolucion në mënyrën e shëndoshë dhe të ekuilibruar të konsumit të ushqimit. Kjo dietë ka treguar këto rezultate: për 12 javë në mënyrë krejt natyrale humbni tre kilogramë.

– Është e vështirë të thuhet se çfarë në të vërtetë ndikon, por ajo që është kryesore është se kilogramët shkrihen – tha profesori Tomas Larsen. Për bazë kjo mënyrë e të ushqyerit përmban disa përbërës klasik që janë të pashmangshëm në kuzhinën nordike: peshku, arrat, bademi, bishtajoret perimet e tharta. Edhe një nga idetë kryesore të kësaj diete janë mënyra mesatare e ushqimit të konsumuar se dhe shmangia e urisë. Principet tjera thonë:

Konsumoni ushqimin nga regjioni juaj

Mejer beson në ushqimin që rritet dhe zhvillohet në regjionin tuaj, ku jetoni dhe ju sugjeron nxitjen e kreativitetit për ushqimin sezonal.

Prodhimet vendore janë vendimtare për dietën

Me rastin e zierjes së ushqimit në shtëpi, Mejer thekson të merreni me gjellët që do të jenë të gatshme për gjysmë apo më së shumti një orë.

Konsumoni ushqime të ndryshme

Sa më shumë gjella që konsumoni, aq më të shëndetshme do ta keni shujtën tuaj. Duhet t’i konsumoni perime që zihen në ujë apo në kombinim me pak uthull, vaj ulliri. Në mëlmesa mund të shtoni edhe jogurt, limon.

Yndyrën zëvendësojeni me mëlmesa të ëmbla

Në vend se lakrën jeshile apo perimet t’i fërgoni, mënyrën e përgatitjes së tyre me yndyrë zëvendësojeni me sheqer. Mejer propozon që të përdorni mjaltin në vend të vajrave, në mënyrë që ta zvogëlojë shijen e hidhur të perimeve të posa ziera. Mejer propozon që për çdo ditë në pjatën tuaj të gjenden trangujt, karota de domatja.

Komento