Dieta Ornish

Dieta Ornish

Mos u brengosni rreth asaj se sa konsumoni dhe çfarë. Do të jeni më të shëndetshëm dhe do të hiqni kilogramët e shpeshtë. Le të jetë ushqimi ilaçi juaj, thotë dr. Ornish, autor i dietës po me të njëjtën emër.

Dieta ‘Ornish’ është hiti më i ri botëror. Slogani është – konsumo më shumë dhe humb më shumë kilogramë.

Dr. Ornish me këtë dietë ia doli të shërojë pacientët të cilët me vite kishin vuajtur nga mbyllja e enëve të gjakut, të ngjashmit shkaku i problemeve të tyre shëndetësore ishte dashur të marrin ilaçe apo t’i qasen operacionit.

– Hipokrati kishte thënë: “Le të jetë ushqimi ilaçi juaj”, e unë mendoj se çelësi i jetëgjatësisë fshihet në ushqimin e balancuar. Pra, kur të ndaloni të brengoseni rreth asaj se sa shumë po konsumoni dhe kur të filloni të mendoni çfarë konsumoni, do të jeni më të shëndetshëm dhe do t’ia dilni të largoni kilogramët e tepërt, thotë dr. Ornish.

Sa mund të konsumoni

Dr. Ornish ushqimin e kishte ndarë në tri grupe:

• ushqimet që mund të konsumoni gjatë gjithë kohës – bishtajore, pemë, perime dhe drithëra.

• Ushqimin që do të duhej ta konsumonit kohë pas kohe – qumështi, jogurt pa yndyrë, djathë pa yndyrë, ajkë pa yndyrë, të bardhët e vezës.

• Ushqimi që duhet të shmangni – mishi, vaji, yndyrat, perimet me lëvozhgë të fortë, farat, sheqeri, alkooli.

Më e rëndësishmja, sipas mjekut, është të konsumoni sa më shpesh e sa më pak, ngase nga kjo dietë shumë shpejt do ta ndieni urinë. Do të ishte mirë që këtë regjim të ushqimit ta aplikoni për një muaj dhe më pas ta vizitoni mjekun tuaj. Sa u përket ushtrimeve, do të ishte mirë që tri herë në javë të ecni nga katër kilometra.

Menyja për tri ditë:

Dita I

Kafjalli: Drithëra me jogurt pa yndyrë dhe lëng të freskët të shtrydhur portokalli.

Zamra: Pemë sipas dëshirës.

Dreka: Patate të fërguara me djathë pa yndyrë dhe spinaq, sallatë të gjelbër.

Zamra: Pemë të freskëta sipas dëshirës.

Darka: Bukë integrale, sallatë me domate dhe borzilok.

Dita II

Kafjalli: Drithëra me djathë pa yndyrë dhe me jogurt.

Zamra: Pemë sipas dëshirës.

Dreka: Toptha me perime, bukë integrale, sallatë sipas dëshirës.

Zamra: Perime të freskëta sipas dëshirës, apo pemë të thata.

Dita III

Kafjalli: Omëletë nga tre të bardhë të vezës, qumësht pa yndyrë, bukë integrale.

Zamra: Pemë sipas dëshirës.

Dreka: Supë me perime, bukë integrale me oriz dhe kërpudha, sallatë sipas dëshirës.

Zamra: Pemë të freskëta sipas dëshirës.

Darka: Drithëra integrale, jogurt pa yndyrë.

Komento