Dieta për personat që vuajnë nga diabeti

Dieta për personat që vuajnë nga diabeti

Personat, të cilët vuajnë nga diabeti ndodhen në hall të madh në momentin kur janë pranë tryezës së bukës.

Gjithkund para syve ushqim, por ata vetëm mund ta vështrojnë, sepse natyra e sëmundjes së tyre nuk i lejon të futen në aventurën e gurmanëve të ushqimit. Pa marrë parasysh se për cilin lloj të diabetit bëhet djalë, të sëmurët në mënyrë strikte duhet t’i përmbahen dietës, natyrisht nëse duan që të mos u përkeqësohet sëmundja.

Ushqimi i të sëmurëve nga sëmundja e sheqerit varet nga cili lloj i sëmundjes vuajnë. Diabeti i llojit 1, që më shumë vuajnë të rinjtë, shërohet me insulinë, e ushqimi që ata e konsumojnë duhet t’i përshtatet terapisë me insulinë, me orar konsumojnë shujtat, yndyrat dhe karbohidratet. Ushqimi duhet të merret gjatë kohës së terapisë me insulinë,

që ndahet në më shumë doza ditore. Ushqimi mirë i ekuilibruar është mjaft i rëndësishëm për rritjen, zhvillimin dhe shëndetin e të rinjve që vuajnë nga kjo sëmundje. Për secilin person që vuan nga diabeti bëhet dietë individuale, që duhet t’i plotësojë nevojat energjike dhe nevojat e tjera. Diabeti i llojit 2 ka një lloj tjetër të terapisë dhe pikërisht falë saj edhe mënyrës më ndryshe të ushqimit. Rreth 90% e llojeve të diabetit i takojnë pikërisht këtij lloji, pra diabetit të llojit 2. Pothuajse tek të gjithë ata, arsyeja për shfaqjen e tij është mbipesha, çrregullimet e yndyrës në gjak, si dhe shtypja e lartë e gjakut. Mënyra kyçe e shërimit nga ky lloj i diabetit, pos terapisë së përshkruar, është edhe mënyra e të ushqyerit. Kjo nënkupton reduktimin e konsumimit të yndyrave – të konsumohen drithëra, pemë dhe perime me gluten dhe celulozë. Falë tyre, stabilizohet

niveli i sheqerit në gjak, si dhe zvogëlohet sasia e kolesterolit. Po ashtu, mos harroni se pemët mund t’i konsumoni, por jo edhe lëngun e tyre. Mund të konsumoni sallatë me patate, por jo edhe piret nga patatet. Në përgjithësi, me rëndësi është ta ruani strukturën mekanike të artikujve ushqimorë, përkatësisht të mos i preni dhe të mos i gatuani tepër.

Në menynë e personave që vuajnë nga diabeti i mirëseardhur është edhe mishi i peshkut. Personat që vuajnë nga diabeti duhet harruar në mishin e pulës, gjeldetit dhe lëkurës së mishit. Supa me mish pule, nga i cili mish posa është hequr lëkura kurrsesi nuk guxon të gjendet në pjatën tuaj. Lëkura duhet të hiqet para se të zihet supa. Mishi i bluar në formë të qofteve kurrsesi nuk janë ushqim i sugjeruar për personat që vuajnë nga diabeti. Në fakt, personat që vuajnë nga diabeti duhet të veprojnë ngjashëm ashtu siç do të duhej të vepronte çdo njeri i shëndetshëm.

Komento