Home » Këshilla të ndryshme » Dieta pranverore

Dieta pranverore

DITA E PARË

Menjëherë pas zgjimit nga gjumi

1 gotë të madhe me ujë.

Kafjalli

1 filxhan të madh me çaj, 1 fetë bukë (30g), pak djathë pa yndyrë, lëng të një grejpfruti.

Gjatë paradites

2 filxhanë me çaj ose 2 gota të mëdha me ujë.

Dreka

1 gotë të madhe me lëng domatesh, 180g mish të zier peshku, 250-300g spinaq të zier, 1 jogurt.

Gjatë pasdites

2 filxhanë me çaj ose 2 gota të mëdha me ujë.

Zamra

1 filxhan me qumësht ose jogurt pa yndyrë, 1 fetë bukë të thekur.

Vlera e përgjithshme energjetike: 1.100 kalori

DITA E DYTË

Menjëherë pas zgjimit nga gjumi

1 gotë të madhe me ujë.

Kafjalli

1 filxhan të madh me çaj të lehtë, 1 mollë, 1 filxhan me qumësht pa yndyrë, 1 fetë bukë të thekur.

Gjatë paradites

2 filxhanë me çaj ose 2 gota të mëdha me ujë.

Dreka

1 gotë të madhe me lëng perimesh, 1 fetë mëlçie të fërguar të qengjit (180g), 300g presh të zier në avull, 1 jogurt.

Gjatë pasdites

2 filxhanë me çaj ose 2 gota të mëdha me ujë.

Zamra

1 grejpfrut.

Darka

1 pjatë supë perimesh, 2 angjinare + 2 lugë uthull dhe 2 lugë vaj luledielli, 200g djathë pa yndyrë.

Vlera e përgjithshme energjetike: 1.050 kalori

DITA E TRETË

Menjëherë pas zgjimit nga gjumi

1 gotë të madhe me ujë.

Kafjalli

1 filxhan të madh me çaj, 2 jogurtë dhe 4 kumbulla të thara, të cilat kanë qëndruar në ujë, 4 lugë flluska drithërash.

Gjatë paradites

2 filxhanë me çaj ose 2 gota me ujë.

Dreka

1 gotë të madhe me lëng grejpfruti, 180g mish të zier pule, 300g bishtaja, 40g djathë me më së shumti 30g përbërje yndyrore.

Gjatë pasdites

2 filxhanë me çaj ose 2 gota me ujë.

Zamra

1 jogurt.

Darka

1 pjatë me supë perimesh, 1 vezë të zier dhe 20g bukë, 1 dardhë.

Vlera e përgjithshme energjetike: 1.200 kalori

DITA E KATËRT

Njëjtë sikur dita e parë, por:

Dreka

Në vend të mishit të peshkut dhe spinaqit, 180g mish të pjekur peshku dhe 200-250g lulelakër.

Darka

Në vend të supës nga perimet, 1 porcion kërpudha (shampinjon).

Vlera e përgjithshme energjetike: 1.050 kalori

DITA E PESTË

Njëjtë sikur dita e dytë, por:

Dreka

Në vend të mëlçisë së qengjit dhe preshit, një biftek të pjekur pa yndyrë dhe 300g kungullesha.

Darka

Në vend të angjinareve, 300g presh.

Vlera e përgjithshme energjetike: 1.050 kalori

DITA E GJASHTË

Njëjtë sikur dita e tretë, por:

Dreka

Në vend të mishit të pulës dhe bishtajave, 1 fetë mish qengji të pjekur pa yndyrë (140g) dhe 300g radhiqe.

Darka

Në vend të dardhës, 2 feta ananas në shurup ose 160g ananas të freskët.

Vlera e përgjithshme energjetike: 1.150 kalori

  1. Për fund, duhet ta dini se asnjë dietë nuk është absolutisht e mirë për shëndetin tuaj. Për këtë arsye, para se t’i nënshtroheni regjimit të ri të të ushqyerit, kërkoni këshillë nga mjeku juaj.
Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress