Dieta që shkrin kilogramët

Dieta që shkrin kilogramët

Nëse dëshironi të humbni kilogramët e tepërt më shpejt se zakonisht dhe me këtë rast ta pastroni organizmin nga helmet dhe të hiqni shumicën e ujit që grumbullohet në trup, dieta e ‘dr. Pun’ do të bëjë mrekullinë për ju.

Aplikojeni për dy javë dhe rezultatet do të jenë të dukshme. Kjo dietë zvogëlon konsumin e sheqerit, kripës, yndyrës.

Duhet të përqendroheni në atë se çfarë konsumoni e jo në sasinë se sa do të konsumoni. Kjo dietë përbëhet prej tre fazave, por tani ju flasim për fazën e parë, e cila zgjat dy javë.

Mund të konsumoni sasi të pakufizuara:

1. Mish pa yndyrë (hiqni gjithë lëkurën dhe dhjamin), mish gjedhi;

2. mish pule dhe gjel deti;

3. Mish peshku;

4. Të bardhët e vezës (mund të konsumoni rreth gjashtë të bardhët e vezëve për një javë);

5. Perime, pos qepës, domateve dhe patateve (konsumoni sa më shumë perime me gjethe të gjelbër për të arritur rezultatet të mira);

6. Pije të gazuara dietale (pa sheqer);

7. Ëmbëltues artificialë;

8. Kripë kaliumi.

Në mënyrë maksimale përkufizojini:

1. Karbohidratet (ideale do të ishte t’i konsumoni vetëm nga perimet, por mund t’i konsumoni vetëm pak nëse dëshironi);

2. Natriumin;

3. Yndyrat dhe dhjamin;

4. Prodhimet e qumështit, djathin, majonezën, akulloret apo jogurtin me perime, të cilët rreptësisht ju ndalohen;

5. Pemët, sheqeri dhe kripa absolut gjatë këtyre dy javëve janë të ndaluara.

Dieta nuk është aspak e lehtë, por prapëseprapë ka shumë ushqime të cilat janë të lejuara. Nëse e aplikoni ashtu si duhet, trupi juaj do të jetë më vital, më i pastruar, dhe do të kënaqeni me atë se çfarë do të shihni në pasqyrë.

Komento