Dieta ripërtëritëse me luleshtrydhe. Bini 4 kg për dy javë

Luleshtrydhje

Luleshtrydhet: të ëmbla, plot shije dhe me një erë të mrekullueshme. Një frut që nuk ka yndyrna dhe kolesterol dhe që të ndihmon të jesh i ri pasi parandalon  plakjen falë antioksiduesve që ka si edhe vitaminës C, E dhe betakarotenit. 

Luleshtrydhja është e mrekullueshme për kë ka ndërmend të hollohet pak tashmë që po vjen vera dhe plazhi. Ajo mund të hahet me shumicë pasi është shumë e lehtë. Ka vetëm 37 kcalori për çdo 100 gramë.

Por të mirat ushqyese të frutit të bukur nuk mbarojnë këtu. Luleshtrydhja ka kalcium, hekur, potas dhe ka një sasi të ulët sode.Parandalon vështirësitë kardiake, bën mirë për grykën, aneminë dhe artritin. Ja programi që mund ta ndiqni për 11 ditë dhe mund të bini edhe katër kile nga pesha.

Mëngjesi

100 gr luleshtrydhe dhe qumesht , por pa sheqer

Dreka

Gjithmonë një fete bukë në tost. Më pas kombinoni këto ushqime gjatë ditëve: Gjithmonë sallatë me perime që mund të jenë: sallata jeshile, lakra, patate të zjera, sallate mikseMishi: 150 gr gjoks pule në piastër ose furrë, një berxolle ose biftek viçi dhe 50 gramë proshutë. Peshk merluc ose 150 gramë peshq të llojit të tjerë

Pasdite

Luleshtrydhe  sa të mbushni boshllëkun e stomakut

Darka

Sallate mikse me ingrendiente te zgjedhur sipas dëshirës djath ose gjize ose edhe kos me luleshtrydhe. Spinaqe ose karkaleca deti dhe më pas luleshtrydhe

Komento