Dieta shpeton humorin

Dieta shpeton humorin

Pas kaq shume ditesh te nje klime verore, vjeshta tashme eshte perqendruar.

Temperaturat kane rene ndjeshem dhe pas disa ditesh ndryshimi i ores do te shkurtoje ditet tona, e gjithe kjo nuk e ndihmon shendetin dhe aq me pak alegrine. Perkundrazi koha e keqe dhe erresira zakonisht sjellin me vete nje rritje te humorit te keq dhe melankoline.

Por nidhma vjen edhe nje here nga tryeza.

Per te ndihmuar veten te kapercejme keto ndryshime te sezonit pa shume trauma kemi ne ndihme disa keshilla nga dietologe te njohur.

“Keshillat e pergjithshme jane te thjeshta, bazoni ushqimin mbi dieten mesdhetare, preferoni ushqime te pasura qe mund te permiresojne gjendjen e humorit, p.sh si, salmoni, burimet e rendesishme te acideve yndyrore Omega3, dhe t’i lejoni vetes ndonje mekat shperblyes te vogel, por sigurisht pa e tepruar.

Duke i’u referuar nje studimi te fundit te universitetit te Navarra-s, dieta mesdhetare eshte ndoshta modeli me i mire i ushqyerjes, si dhe te ndihmon per mbajtjen e nje humori te mire.

Kjo skeme ushqimore jep hapsire te madhe per peshk, i preferuar per shkak te permbajtjes se larte te Omega3, ashtu si salmoni.

Zinxhiri i gjate i Omega3 ka nje efikasitet ne parandalimin e humorit te keq fale veprimit te tij ne tru.

Nje efeket tjeter i dobishem vjen nga frutat e thata, per arsye jo teresisht te njohura, por ndoshta edhe nje here te lidhur me permbajtjen e tyre te Omega3.

Pastaj dihet qe sheqernat, e thjeshte dhe komplekse si karbohidratet, lehtesojne futjen ne tru te substancave qe ky organ perdor per te sintetizuar perberes te tille si serotonina, qe kontrollojne tonin e humorit.

Nje diksutim i vecante rezerovohet per cokollaten, sidomos te disa persona, eshte nje induktor i fuqishem i mireqenies dhe humorit.

Ushqimet qe preferohen me shume, cfardo qe te jene, lehtesojne edhe clirim e endorfines, substance e “famshme” qe truri yne perdor si dergues te mireqenies dhe lumturise, kjo shpjegon perse lejimi i disa ushqimeve “te ndaluara” mund te ndihmojne ne tejkalimin e momenteve te humorit te keq.

Ne cdo rast, menuja shpeton humorin, por vetem kjo nuk mjafton. Per te luftuar melankoline e vjeshtes duhet te bejme nje sitl jete me te perkushtuar ndaj kujdesit per veten, duke i kushtuar hapsire sportit, por edhe per pushimin e trupit dhe mendjes.

Komento