Dieta ushqimore për të prekurit me verdhëz

Dieta ushqimore për të prekurit me verdhëz

Dieta ushqimore për të prekurit me verdhëzNë momentet kur dikush gjendet në vështirësi më shëndetin e tij një kujdes të veçantë duhet të tregojë me dietën ushqimore. Sipas mjekëve specialistë, gjatë kohës që njeriu është me sëmundjen e verdhëzës, duhet të përdorë edhe sallatën jeshile.

Por është shumë e rëndësishme që ajo të hahet pa kripë. Vetëm në fazën e fundit të sëmundjes, organizimi i njeriut mund të pranojë edhe mishin e viçit, të lopës dhe të pulës, por pa pjesën e dhjamit.

Përdorimi i produkteve ushqimore të konservuara ndalohet në mënyrë kategorike të përdoret nga njerëzit që janë të infektuar më Hepatitin A.

Kështu specialistët ndalojnë përdorimin e mishit të ngrirë, pastërrmave të ndryshme, salsiçeve, kremviçeve, qofteve apo edhe peshkun e konservuar ose të skuqur, sardelet e vogla dhe vezët e peshkut. Hepatiti viral është një inflamacion i mëlçisë që vjen nga një lloj virusi. Këto infeksione shoqërohen shpesh me një zverdhje të lëkurës që shpjegohet me kalimin e lëngjeve toksike nga mëlçia në gjak.

Njeriu infektohet me anën e ushqimeve që përmbajnë këtë virus (mishi, ushqimet e detit më tepër midhjet, uji). Ky lloj hepatiti nuk është i rrezikshëm, dhe shpesh mund të largohet pa shfaqur shenja.

Shenjat e zakonshme janë: lodhje e madhe, humbje e oreksit, lëkura merr ngjyrë si në të verdhë, shqetësime në sistemin gastrologjik (bark ose të vjella). Për këtë sëmundje nuk ekzistojnë ilaçe, e vetmja mënyrë është që pacienti të çlodhet sa më shumë duke qëndruar në shtrat e të mos konsumojë asnjë lloj pije alkoolike.

Meqenëse kjo sëmundje është lehtësisht ngjitëse, të infektuarit duhet të izolohen nga familjarët e tjerë.

Komento