Dietat ushqimore që mbajnë nën kontroll sëmundjet

Dietat ushqimore që mbajnë nën kontroll sëmundjet

Duke respektuar intensitetin e zvogëluar natyror të proceseve të organizimit gjatë pleqërisë, shkenca e të ushqyerit rekomandon kufizim të shkallëzuar të sasive ditore të ushqimit, dhe atë pothuajse sipas një rregulli për të gjithë personat të cilët gjenden në këtë periudhë të jetës.

Pleqëria është proces natyror i cili nuk mund të ndërpritet me ndonjë ushqim-dietë specifike, por gjithsesi ka mundësi që me ushqim të rregullt të përjetohet pleqëri më e shëndetshme dhe më e gjatë.

Duke respektuar intensitetin e zvogëluar natyror të proceseve të organizimit gjatë pleqërisë, shkenca e të ushqyerit rekomandon kufizim të shkallëzuar të sasive ditore të ushqimit dhe atë pothuajse sipas një rregulli për të gjithë personat të cilët gjenden në këtë periudhë të jetës. Ushqimi dhe pija për shumë njerëz duhet të përfaqësojë moment të rëndësishëm dhe të këndshëm gjatë ditës.

Planifikimi i të ushqyerit
Për planifikim të rregullt të ushqimit të personave mbi moshën 65 vjeç, rekomandohen norma dhe standarde varësisht nga gjendja e përgjithshme shëndetësore, gjinia, mosha, rëndesa e punës, zakonet dhe traditat, kurse të gjitha këto të shoqëruara me proceset e ndërlikuara të cilët i mbart pleqëria si dhe sëmundjet, kryesisht ato kronike, të cilat i kanë njerëzit e asaj moshe.

Një numër i madh, të cilët merren me problemet e ushqimit të rregullt të personave të moshuar, konsiderojnë se është shumë e vështirë të jepen norma standarde të përgjithshme dhe të vetme për ushqimin, kur bëhet fjalë për ushqim të personave më në moshë posaçërisht mbi moshën 70 vjeç. Për shkak të këtyre specifikave normat dhe standardet e propozuara janë orientuese dhe mund të shfrytëzohen, përkatësisht dhe të korrigjohen, varësisht nga nevoja individuale ushqimore, që është rezultat i gjendjes së përgjithshme të personit.

Standardi
Që të sigurohet standardi i nevojshëm i mësipërm për meshkuj dhe femra, ai duhet të shndërrohet në ushqim të planifikuar për të moshuarit dhe atë për çdo ditë, përkatësisht çdo javë, që do të thotë përpilim liste e ushqimit të dhënë sipas shembullit të mëposhtëm.

Që të kënaqen nevojat prej kalorive, elementëve ushqyes dhe mbrojtës, ushqimi duhet të kombinohet me rregull duke përfshirë sa më shumë prodhime ushqimore. Planifikimi i këtillë i të ushqyerit ka të bëjë me faktin se asnjë prodhim ushqimor nuk përmban të gjitha elementët ushqimore dhe mbrojtëse në sasi të nevojshme. Prandaj, është shumë me rëndësi që ushqimi të planifikohet me sa më shumë prodhime ushqimore. Gjatë zgjedhjes të rregullt të ushqimit ndihmon shumë rrethi i të ushqyerit. Ai i ndan prodhimet në grupe të ndryshme madhësie, kurse ushqimi i përditshëm duhet të përmbajë sa më shumë prodhime prej 7-të grupeve. Më mirë është që këto prodhime të planifikohen në 4-5 vakte, kurse midis tyre të planifikohen pije me energji të zvogëluar ose fruta.

Qumështi
Qumështi dhe produktet e tij janë prodhime me materie të kualitetshme dhe ushqyese, të pasura me proteina, minerale dhe pjesë vitaminash. Minerali i kalciumit, në sasi më të mëdha është përqendruar në qumështin dhe prodhimet e tij. Kalciumi është i rëndësishëm për stabilitetin dhe fortësinë e kockave në pleqëri. Ky grup prodhimesh ka përdorim të rëndësishëm dhe të gjerë në ushqimin e të moshuarve.

Këshilla
Çdo ditë të konsumohet qumësht, kos dhe sasi përkatëse të prodhimeve të qumështit , djathtë kaçkavall, gjizë, djathë i shkrirë, qumësht i skremuar, pije qumështore dhe frutore. Sasia e pijeve të qumështit është prej 300-500 ml, kurse të produkteve qumështore prej 50-80 g. Ka mundësi edhe më shumë, gjë që do të varet nga gjendja individuale e organizmit. Gjithnjë duhet t’i jepet përparësi djathit të payndyrshëm, gjizës dhe produkteve qumështore me më pak yndyrë.

Mishi
Grupet e mishit, përpunimet e mishit, peshk, vezë dhe mish i egër. Të gjitha produktet e këtij grupi përmbajnë proteina të vlefshme biologjike, vitamina dhe minerale. Tek mishi dhe peshku gjendjen lloje të ndryshme elementësh, të cilat janë të pasura dhe të varfra ne yndyrë. Pjesa më e madhe e yndyrave fshihet në prodhimet e mishit, si në proshuta , sallame dhe të ngjashme. Prandaj rekomandohet mish pa yndyrë, peshk dhe mish i egër.

Këshilla
Rekomandohet mish prej gjallesave të porsapjella, mish prej lepuri shtëpiak dhe mish i egër. Posaçërisht mish pule dhe peshk i presuar. Sasitë e mishit si norma orientuese në supat, gjellët duhet të jenë prej 25-50 g për çdo konsumator, kurse ushqimet kryesore, mishi të dozohet prej 80-100 g, peshk i presuar prej 100-150 g. Duhet të mënjanohet peshku i kripur dhe e tymosur. Mishi i pulës rekomandohet në sasi prej 120-130 g për çdo vakt. Personat e moshuar kanë problemeve me përtypjen, prandaj i rekomandohet mish i butë dhe i copëtuar mirë, mish pule, mish i egër. Rekomandohen 3-4 vezë në javë, dhe atë, të zier ose të skuqur, në ushqimet e tjera dhe në desertë, prodhimet e brumit dhe të tjera.

Yndyrat
Grupi i yndyrave të padukshme, yndyrat në mish, prodhime të mishit, djathit dhe të tjera, dhe të tjera të dukshme si dhjam derri, vaj, gjalpë, margarinë. Dhjami dhe yndyrat kanë vlerë të madhe energjike, përmbajnë thartira të domosdoshme yndyre të cilat kanë rëndësi për funksionimin e trurit dhe kombinimin e yndyrave. Me to duhet të kihet kujdes, si me dozimin po ashtu edhe me llojin e tyre.
Këshilla
Të përdoren yndyra bimore dhe mundësisht të parafinuara, të pasura me lecitinë. Dozimi i vajit duhet të jetë prej 5-10 g për racion, i pa skuqur, përkatësisht, drejtpërdrejtë të vihet në ushqimi, siç bëhet me sallatat. Gjalpi dhe margarina nuk duhet as të ngrohen dhe as të skuqen. Grupi i perimeve dhe përpunimeve të tyre përmban materie ushqyese me vlerë të ulët, energjike, por të pasur me minerale, karbohidrate, celulozë, si dhe proteina me prejardhje bimore (fasule, bizele, sojë).

Këshilla
Përdorimi i zarzavateve të freskëta dhe të ziera, në veçanti është i rëndësishëm si sallata, para ushqim dhe të ngjashme. Rekomandimi kryesor është që personat e moshuar të konsumojnë perime çdo ditë në supë, gjellë të freskëta. Ky lloj prodhimesh ushqimore nuk duhet të ndërrohet me prodhime ushqimore të grupeve të tjera. Kufizime mund të ketë me këshillë të mjekut. Grupi i frutave dhe përpunimeve të tyre ka rëndësi të madhe për ushqimin e personave të moshuar. Frutat janë të pasura me sheqer frutor, vitamina të tretura në ujë, bioelementë, thartira organike dhe vajra eterike. Ai është burim i monosakarideve, fruktozë dhe glukozë të cilët të treten lehtë në organizëm. Kryesisht kanë veprim alkalik. Prodhimet e konservuara të frutave gjithashtu rekomandohen për personat më të vjetër, si lëngjet, kompostot, marmelata, reçeli.

Këshilla
Frutat çdo ditë duhet të konsumohen të freskëta dhe të konservuara, si midis vakteve, po ashtu edhe si desert, që varet nga zakonet dhe nevojat e çdo konsumatori. Rekomandohet konsumim i bukës prej farës së plotë, bukës së zezë ose gjysmë e zezë; lakror me miell të ngjashëm, oriz.

Kombinime të mira janë llojet e ndryshme të bukës me miell gruri, misri, elbi, të cilat gjenden në tregun tonë. Sheqeri dhe përpunimet e tij janë grup në të cilin gjendet sheqeri i zakonshëm, marmelata, mjalti, reçeli. Ai përdoret si plotësues në kafe, çaj, qumësht. Më shpesh përdoren gjatë mëngjesit kurse rrallë në darkë. Konsumi i sheqerit të zakonshëm duhet të jetë minimal ose të këmbehet me mjaltë, përkatësisht shurup frutor, sheqer natyror.
Pijet

Të gjitha pijet e frutave, perimeve, ujërave minerale mund të përdoren pa kufizim. Pijet e gazuara duhet të përdoren në sasi të kufizuara, varësisht nga tradita dhe përdorimi i vetë konsumatorit. Alkooli si lloj pije duhet të kufizohet, por jo të ndalohet.

One Comment

  1. sh mir

Komento