Dietë me domate

Dietë me domate

Domatja është ushqim ideal për të gjithë ata që mbajnë dietë, sepse 100 gramë të këtyre perimeve përmbajnë vetëm 18 kalori.

Pa marrë parasysh se a e konsumoni në gjellë, sallatë, me domaten nuk mund të gaboni sepse është shumë ushqyese, e shijshme dhe posedon pak kalori. Është e pasur me vitamina A dhe C, kalium por edhe likopen, antioksiduesit më të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet malinje.

Si funksionon

Dieta zgjatë pesë ditë por mund ta përsërisni pas dy ditë pauzë. Harroni ëmbëlsirat, bukën e bardhë, përparësi jepini mishit të pulës, pemë dhe perime dhe drithërave integrale.

Kafjalli dhe zamra duhet të jenë me domate dhe pa të, e për drekë dhe darkë domatja duhet të jetë e pranishme.

Dita 1.

Dreka: Domate me djathë: Përzieni 300 g domate të prera, 200 g djathë dhe shtoni vaj ulliri. Me sallatë konsumoni 30 g bukë integrale.

Zamra: 100 g pemë sipas dëshirës.

Darka: Makarona me sos domatesh: Preni dy karota, shtoni pak vaj ulliri, 50 ml supë pule dhe i përzieni. Shtoni 450 g domate të preram gjysmë lugë mjaltë.

Dita 2.

Dreka: Sallatë greke: Copëtoni kokën e qepës, dy domate dhe një trangull. Shtoni vajin e ullirit dhe i erëzoni sipas shijes. Me sallatë konsumoni edhe 30 g bukë integrale.

Zamra: Një gotë kafe dhe dy keksë.

Darka: Gjellë me mish peshku: dy qepë i imtësoni dhe i fërgoni me vaj ulliri, shtoni dy domate, supë perimesh dhe gjysmë litër ujë. Kur të valojë shtoni mishin e peshkut, i zieni edhe për 20 minuta.

Dita 3.

Dreka: Omëletë

Imtësoni 100 g kërpudha dhe 300 g domate, i përzieni me vaj ulliri. Kur të valojë uji, shtoni dhe dy vezë.

Zamra: Dy karota.

Darka: Mish pule me domate, të cilën do ta përgatisni sipas dëshirës dhe shijes suaj.

Dita 4.

Dreka: Supë të ftohtë pikante: Preni 300 g domate, një spec dhe një trangull, i fusni në blender, shtoni një lugë vaj ulliri.

Zamra: Sandviç me domate.

Darka: Domate me oriz: Zgjidhni tri domate, i përzieni me 100 g djathë dhe 125 g oriz gjysmë të zier.

Dita 5.

Dreka: Sallatë italiane: Bukës së thekur i shtoni 400 g domate, pak sallatë të gjelbër, dy lugë vaj ulliri dhe uthull.

Zamra: mollë me mjaltë.

Darka: Speca pikant, duke shtuar domate, pak vaj ulliri dhe natyrisht dy domate të mëdha.

Komento