Dietë verore

Dietë verore

Dietë veroreShikoni një dietë të lehtë dhe të përshtatshme për sezonin veror që do t’iu mundësojë të humbni peshën e tepërt, pa u munduar.

Ky regjim duhet mbajtur 6 ditë, ndërsa ditën e shtatë ju mund të hani çdo gjë që ju dëshironi, pa e tepruar. Megjithatë, konsultohuni me mjekun tuaj para së të mbani dietën.

Mëngjesi i përditshëm

1 filxhan kafe ose çaj me sheqer

3 galeta me 1 lugë gjelle djathë të skremuar ose

një frut me kos të skremuar

Midis vakteve:

1 filxhan kafe apo çaj dhe dy galeta ose lëng frutash

E hënë

Dreka:

1 kuti ton me sallatë me domate, limon dhe vaj ulliri.

2 gjysma pjeshke me shurup dietik

Darka:

1 filxhan oriz me perime zgare

sallatë frutash

E martë

Dreka:

1/2 gjoks pule i pjekur në skarë me sallatë marulesh, selino dhe radhiqe( i hidhni sipër uthull balsamike dhe vaj ulliri)

1 tas me sallatë frutash me kivi dhe luleshtrydhe

Darka:

1 racion sallate me perime, panxhar dhe domate

2 kumbulla

E mërkurë

Dreka:

Peshk i pjekur me karota, selino, arra, vaj ulliri dhe limon

1 pjeshkë dhe lëng portokalli

Darka:

1 porcion i vogël me makarona me salcë domatesh dhe marule

kos me 0% yndyrë me fruta

E enjte

Dreka:

Omëletë me spinaq (2 vezë) me 1/2 domate

1 lëng frutash

Darka:

2 domate të mbushura me ton, majonezë dietë dhe oriz kaf

1 dardhë

E premte

Dreka:

1 porcion me perime të ziera, të cilave iu shtoni vaj ulliri dhe lëng limoni

1 filxhan me luleshtrydhe

Darka:

1 sanduiç i bërë në shtëpi me pure kungulli dhe marule

1 banane e vogël

E shtunë

Dreka:

Sallatë pule (radhiqe, marule, domate, 1 gjoks pule i prerë në copa, i shoqëruar me uthull balsamike dhe vaj ulliri)

1 frut i freskët

Darka:

Peshk i pjekur në skarë, sallatë e përzier me perime

Sallatë frutash të freskëta

Për të pirë: 2 litra ujë mineral pa gaz në ditë, soda dietë apo lëngje të tjera pa përmbajtje sheqeri.

Komento