Dietë me vezë të ziera

Dietë me vezë të ziera

Dietë me vezë të zieraNëse dëshironi të humbni peshë shpejt, një dietë e cila në qendër të vëmendjes i ka vezët e ziera, mund të jetë e duhura për ju.

Pavarësisht se kjo dietë përmban një numër të vogël të produkteve të ndryshme, është dëshmuar se mjafton për t’jua shpejtuar metabolizmin dhe për të djegur dhjamin, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, nëse vazhdoni të ushqeheni shëndetshëm edhe pas përfundimit të dietës, ju nuk do të rifitoni peshën e humbur.

Përderisa jeni në këtë dietë, rekomandohet të konsumoni shumë ujë që ta mbani trupin të hidratuar – preferohet tetë deri në dhjetë gota ujë në ditë. Uji do t’ju ndihmojë t’i hiqni edhe toksnikat.

Njëkohësisht, nëse dëshironi rezultate edhe më të mira, përpiquni që gjysmë ore në ditë t’ua kushtoni ushtrimeve fizike.

Ekzistojnë edhe disa rregulla tjera të cilave duhet t’u përmbaheni:

– Shmangni ushqimet e shpejta dhe të pashëndetshme

– Mos konsumoni pije me sheqer (kryesisht pije freskuese) apo alkool

– Kufizoni sasinë e sheqerit dhe kripës që e konsumoni

JAVA E PARË

E hënë:

Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Dy copë patate të ëmbla dhe dy molla

Darka: Një pjatë e madhe me sallatë dhe pulë

E marte:

Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Perime të gjelbra dhe sallatë pule

Darka: Sallatë me perime, një portokall dhe dy vezë të ziera

E mërkure:

Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Djathë me pak yndyrë, një domate dhe një pjesë patate të ëmbël

Darka: Pak sallatë dhe pulë

E enjte:

Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Vetëm fruta

Darka: Sallatë dhe mish pule

E premte:

Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Perime të ziera dhe dy vezë

Darka: Sallatë dhe peshk të fërguar

E shtune:

Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Vetëm fruta

Darka: Pulë dhe perime

E diele:

Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Sallatë domatesh, perime dhe pulë

Darka: Perime

JAVA E DYTË

E hëne:

Mëngjesi: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Sallatë dhe pulë

Darka: Një portokall, sallatë dhe dy vezë

E marte:

Mëngjesi: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Dy vezë dhe perime

Darka: Sallatë dhe peshk të fërguar

E mërkure:

Mëngjesi: Dy vezë të ziera dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Sallatë dhe pulë

Darka: Një portokall, sallatë perimesh dhe dy vezë

E enjte:

Mëngjesi: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Perime, djathë me pak yndyrë dhe dy vezë

Darka: Sallatë dhe pulë

E premte:

Mëngjesi: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Sallatë sardelesh

Darka: Sallatë dhe dy vezë

E shtune

Mëngjesi: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Sallatë dhe pulë

Darka: Vetëm fruta

E diele

Mëngjesi: Dy vezë dhe një pjesë të ndonjë fruti agrum

Dreka: Perime dhe pulë

Darka: Perime dhe pulë (njëjtë sikurse në drekë)

Siç mund ta keni vërejtur edhe vet, kjo dietë nuk ka thuajse fare karbohidrate dhe kjo është një ndër arsyet kryesore se përse funksionon.

Mbani mend:

Duhet të konsultoheni me një doktor para se ta provoni këtë dietë. Në fakt, duhet gjithmonë të flisni me profesionistë shëndetësorë para se t’i nënshtroheni çfarëdo lloj diete. Edhe nëse nuk vdisni urie, ndryshimet radikale në mënyrën e të ushqyerit duhet të bëhen në përputhje me aprovimin e specialistit, për t’u siguruar se nuk do ta dëmtoni shëndetin. /Telegrafi/