Disa arsye pse nuk duhet të teshtini në publik

Disa arsye pse nuk duhet të teshtini në publik

Disa arsye pse nuk duhet të teshtini në publik Nëse nga një teshtimë virusi mund të prekë 150 persona, atëherë janë plot 150 arsyet pse nuk duhet të teshtijmë në ambiente publike.

E në fakt sipas studimeve të kryera teshtima ndihmon në lehtësimin e organizmit, e sidomos gjatë gjendjeve gripale. Prandaj më poshtë po japim disa këshilla të eksperteve të shëndetësisë të botuara nga “Daily Mail”.

Kërkimet e zhvilluara në Universitetin e Neurologjisë të Pensilvanisë në SHBA, kanë treguar se teshtimat u bëjnë shumë mirë të gjithë njerëzve dhe se pas çdo “apshu”, hunda punon më në rregull dhe është në gjendje të ndjejë edhe aromat më të lehta.
Kjo ndodh sepse pas teshtimave, receptorët e nuhatjes stimulohen më shumë. Mekanizmin e nuhatjes së njeriut e kanë studiuar shumë shkencëtarë, por çmimin Nobel për këtë e kanë marrë amerikanët Richard Axel dhe Linda Back. Ata kanë zbuluar se njeriu është në gjendje të nuhasë më shumë se 10 mijë lloje aromash të ndryshme dhe t’i dallojë ato nga njëra-tjetra.

Kjo është një shifër e madhe, krahasuar me aftësitë e shqisave të të parit dhe të dëgjuarit. Axeli dhe Back u morën me studimin e gjeneve të receptorëve albuminozë të nuhatjes, të cilët reagojnë direkt ndaj molekulave. Studimet e tyre u dhanë përgjigje dy pyetjeve: Cilët janë receptorët që përgjigjen ndaj molekulave që “lëshojnë erë”? Si i pret dhe i përpunon truri të dhënat e marra prej tyre?

Gjatë kërkimeve, shkencëtarët zbuluan se janë afro 1.000 receptorë të ndryshëm dhe se secili prej tyre reagon ndaj disa molekulave që lëshojnë aroma. Pastaj, sinjalet e receptorëve nëpërmjet “penjëzave” nervorë shkojnë në tru, ku hartohet, si të thuash, “harta e aromave”. Truri, duket sikur thotë: “Unë vrojtoj veprimin e neuroneve të nuhatjes N: 1,15,54. Kjo u përgjigjet receptorëve N:1,15,54, pra, është aromë jasemini. Ky është sistemi i nuhatjes”, thotë shkencëtari Richard Axel.

Ja 20 këshilla të ekspertëve të shëndetësisë për të shmangur përhapjen e piklave dhe viruseve në ambient kur teshtini.

1. Gjithmonë e kemi ditur se të teshtish dhe të kollitesh mund të bëhesh shkak për përhapjen e viruseve të ndryshme. Por sigurisht që këto rreziqe mund të parandalohen.
2. Një teshtimë e vetme në ambiente publike mund të përhapë virusin në thuajse 150 persona në vetëm pak minuta. Për të shmangur përhapjen e viruseve në ajër është e
3. këshillueshme që të mbani një shami hundësh për të parandaluar infektimin e personave të tjerë në raste virozësh.
4. Vërtet teshtima zgjat vetëm pak sekonda, por për personat rreth jush mund të jetë problem pasi viruset mund të përhapen në mjedis në pak minuta.
5. Studiuesit vëzhguan 1 300 persona të cilët punonin në ambiente të mbyllura pune dhe 2-3 prej tyre ishin të prekur nga gripi.
6. Teshtima e tyre përhapte në ambient një sasi të konsiderueshme virusesh. Gjatë çdo teshtime përhapeshin në ajër rreth 100 000 pikla.
7. Rezultatet u analizuan nga eksperti i gripit dhe të ftohurës Dr.Roger Henderson i cili i krahasoi këto studime edhe duke analizuar teshtimën e tij.
8. Për të penguar përhapjen e këtyre piklave që dalin gjatë teshtimës nevojitet shamia e hundëve, e cila do të pengonte kalimin e tyre në mjedis.
9. Në çdo teshtimë mund të preken 10 për qind e personave që gjenden pranë. Kjo ndodh edhe në raste udhëtimesh, ambientesh të mbyllura, sallash, etj.
10. Nëse teshtini në ambient pune gjatë periudhës kur ajo vjen si pasojë e gripit dhe jo alergjisë, atëherë personat që gjenden rreth jush mund ta mbartin virusin edhe nëse nuk shfaqin simptoma gripi.
11. Sipas studimeve piklat e teshtimës dhe përhapja e viruseve janë më të zhvilluara në disa ambiente, për shembull në autobus dhe urbanë kjo shifër është 99 për qind, në trena 96 për qind dhe në ambiente pune 88 për qind.
12. Sipas studimeve rreth 20 për qind e bashkudhëtarëve mund të mërziten me një person që teshtin vazhdimisht, dhe 33 për qind mund të përpiqen të shmangin kontaktin më ajrin që përmban këto viruse.
13. Meshkujt janë ata të cilët mund të përhapin më tepër viruse, sepse ata përdorin më pak shamitë, krahasuar me 81 për qind të femrave që e realizojnë atë.
14. Mos u mërzisni nëse pjesa më e madhe e personave që ju rrethojnë do përpiqen t’i shmangen teshtimës suaj. Vetëm 8 për qind e tyre mund t’iu thonë “Shëndet!”.
15. Shumica e njerëzve (rreth 67 për qind) nuk preferojnë të ulen në autobus, trena, etj. pranë një personi të sëmurë.
16. Ju nuk duhet të mos teshtini, apo të përpiqeni ta largoni teshtimën, thjesht merrni masat paraprake për të parandaluar përhapjen e piklave pas teshtimës në ambient të hapur.
17. Mendoni për personat që janë përreth jush para se të teshtini. Por mos u përpiqni të mbani teshtimën sepse mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Ajo është së pari nj nevojë fiziologjike.
18. Vështroni rreth e rrotull dhe gjeni në pozicion ku teshtima juaj nuk do të përplaset me asnjërin prej tyre.
19. Nëse jeni në udhëtim dhe për momentin nuk po gjeni shaminë atëherë vendosni përpara gazetën apo revistën që jeni duke lexuar.
20. Shpesh herë është e këshillueshme të qeshni, pasi të qenit të lumtur ndihmon në largimin e shqetësimeve dhe harron teshtimat.

Komento