Disa baktere janë të dobishme për shëndetin

Disa baktere janë të dobishme për shëndetin

A e dini që në trupin tuaj gjenden 100 trilion baktere?  Sipas një lajmi të publikuar në adresën Forbes.com shkencëtarët besojnë që bakteret janë shumë të rëndësishme për shëndetin.

Duke theksuar që bakteret e mira ndihmojnë në shërimin e sëmundjes së sheqerit, na mbrojnë nga azmat, në sistemin imunitar dhe madje luajnë një rol mbrojtës ndaj kancerit të fytit shkencëtarët shpjegojnë se përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve edhe në sëmurjet më të lehta mund të zhduk rrënjën e baktereve dhe të bëhet shkak për rritjen e mesatares së obezitetit.

Ja çfarë na këshillojnë shkencëtarët të bëjmë për të ndihmuar bakteret në mbrojtjen e shëndetit:

Ruajtja e peshës ideale: sipas shkencëtarëve të universitetit Cornell bakteret që ndodhen në rrugët e sistemit tretës të personave mbipeshë ndodhen në një gjendje të ndryshme përzierjeje. Bakteret ndihmojnë në tretjen e karbohidrateve të përziera si drithërat.

Në zorrë ka dy lloj bakteresh (Firmicutes ve bacteriodetes) që luajnë një rol themelor. Bacteroides janë organizma të rrallë bakterial cipat e të cilëve përmbajnë sfingolipidleri. Llojet e bacteroides mbajnë larg patogjenët potencialë që formojnë koloni në zorrë , në këtë mënyrë i shërbejnë mire zotit të shtëpisë. Tek njerëzit e dobët këta baktere janë më të shumta në numër. Ndërsa tek njerëzit mbi peshë përqindja e Firmicutes është më e lartë.

Përpiqu të parandalosh diabetin: në studimin e bërë nga universiteti i Chicagos dhe i dhënë në revistën Nature vitin e kaluar, theksohet se ekzistenca e baktereve të shëndosha të zorrëve nga ana gjenetike mund të parandalojë zhvillimin e diabetit tek minjtë. Por nuk është sqaruar akoma fakti se a mundet i njëjti tip bakteri zorrësh të parandalojë sëmundjen e sheqerit tek njerëzit.

Mund të rrisni efektin e ilaçeve: studimet e bëra në vitin 2008 në kolegjin Imperial të Londrës treguan se tek personat të cilët kanë në trupin e tyre një mesatare të lartë të disa baktereve të zorrëve asetaminofeni është një analgjezik që rrjedh nga paracetamoli.

Efekti analgjetik dhe antipiretik i ngjason atij të aspirinës por efekti antiinflamator është i dobët. U zbulua se përmbajtja aktive e tilenolit metabolizohet më ngadalë. Studiuesit shpjegojnë se për të rritur efektivitetin e ilaçeve dhe për të shmangur efektet anësore popullata e baktereve të zorrëve mund të orientohet në mënyrë të vetëdijshme.

Parandalimi i infeksionit: shtresat e baktereve të mira duket sikur na mbrojnë nga ato të këqijat. Eksperimente të mëdha klinike tregojnë se disa lloje bakteresh që gjenden në penis mund të zhduken me anë të synetit dhe në këtë mënyrë ulet dhe mundësia e ngjitjes së virusit HIV.

Bakteret tregojnë përmirësimin tuaj: studimi i realizuar nga studiuesit e universitetit UC-Davis dhe i botuar në numrin e muajit Nëntor të revistës Nature thekson se disa baktere të cilat jetojnë mbi lëkurë prodhojnë një kimikat i cili parandalon infeksionet që vijnë nga të prera të lehta apo nxirjet e lëkurës. Nëse prerja kalon në shtresën e poshtme bakteriale atëherë lëkura do të enjtet. Në sëmundjet e lëkurës si ekzema shkencëtarët parashikojnë se ky sistem mund të prishet dhe të çekuilibrohet.

Parandalimi i kancerit të fytit: Helikobakter pilori, është një bakter që vendoset në zona të ndryshme të stomakut dhe të zorrëve. Këtë bakter që është shkaktari kryesor i ulcerës së stomakut doktorët e kontrollojnë me anë të antiobiotikëve. Por përveç kësaj ky bakter ka dhe anët pozitive. Sipas të dhënave epidemiologjike dhe studimeve laboratorike ky bakter ju mbron ndaj sëmundjes reflu dhe disa llojeve të kancerit të fytit.

Mbrojtje ndaj alergjisë: sipas një studimi të bërë nga mikrobiologu i universitetit Michigan Gary Huffnagle u zbulua se tek minjtë bakteret e të cilëve janë dëmtuar nga antibiotikët risku i shfaqjes së alergjisë është më i madh. Nëse bazohemi në teori sistemi imunitar përdor bakteret e zorrëve për të zhdukur toksinat. Kur ky sistem prishet atëherë shfaqet alergjia.

One Comment

  1. pershendetje nuk e di une pse gjithmon kam problem se kam gjdo dit si vjellun vjen si me kthy edhe fryna shum bark mu niher me kan than ki H:PYLORI kam mor clartromocin ,as ni sen sme ka ndimu edhe a ka hap me emnin analgjetik tung

Komento