Disa dietat janë të rrezikshme

Disa dietat janë të rrezikshme

Keni provuar dieta sipas grupit të gjakut, dietën e Atkinsonit, dietën me lakër, çdo ditë keni provuar kaloritë, jeni ndier keq dhe pa vullnet, por nuk ia keni dalë të largoni kilogramët e tepërt.

Pyeteni pse? Shkaku i efektit jo-jo, por edhe nga mënyra e ushqimit që më shumë ju sjell dëm se sa dobi.

Nëse keni vendosur të humbni në peshë, zgjidheni me kujdes dietën, ngase disa prej tyre mund të jua dëmtojnë shëndetin.

Dieta Mono

Nëse i përmbaheni kësaj diete, do ta keni në dispozicion vetëm një ushqim në javë dhe do ta konsumoni për kafjall, drekë dhe darkë. Zakonisht këto janë ushqime me pak kalori si domatja, grejpfruti, jogurti…Me dietë të tillë, sipas ekspertëve, për një javë mund të humbni nga 3 deri 10 kilogramë.

Pse është e dëmshme?

Me një ushqim të njëllojshëm do të vijë deri tek deficiti i materieve ushqyese në organizëm, do të fillojë të ju dobësohet sistemi imun, ndërsa rreziku nga anemia do të dyfishohet. Pos kësaj, secilën shujtë do ta përjetoni si dënim, ngase ushqimi juaj i lejuar do t’ju përcjellë edhe në ëndërr.

Dietat me proteina

Dieta e Atkinsonit dhe ajo e Holivudit janë një ndër dietat më popullore me proteina. Autorët e tyre besojnë se ne shtojmë në peshë, pasi konsumojmë shumë karbohidrate, prandaj në dietat e tyre ata plotësisht i kanë ndaluar. Këto dy regjime të ushqimeve nënkuptojnë konsumin e pakufizuar të mishit dhe përjashtimin e pemëve dhe perimeve nga menyja.

Pse janë të dëmshme?

Shkaku i vitaminave nga pemët dhe perimet, lodhja, mundimi, disponimi i keq, ngjyra jo e shëndoshë e fytyrës shndërrohen në një përditshmëri. Pos kësaj, konsumimi i sasisë së madhe të proteinave me një sasi të vogël të karbohidrateve mund të sjellë deri te çrregullimet metabolike. Me kohë, trupi fillon ta shfrytëzojë yndyrën me karbohidrate, duke e dëmtuar mëlçinë, zemrën dhe enët e gjakut. Dejvid Gardner, nga Qendra për Mjekësi Riprodhuese nga Kolorado, thekson se sasia e rritur e proteinave në ushqim e shton formimin e amoniakut në organizëm. Pra, gratë të cilat i përmbahen një diete me proteina 20 për qind më pak kanë gjasa të mbeten shtatzënë.

Dietat pa yndyrë

Në dietat me pak yndyrë janë të ndaluara yndyrat me prejardhje bimore dhe shtazore, përpos arrave, peshkut të detit, mishit, vajit, ndërsa ushqimi bazohet në pemë dhe perime të gatuara. Sipas autorëve, për një javë mund të humbni deri në katër kilogramë.

Pse janë të dëmshme?

Atëherë kur konsumi ditor bien nën 19 për qind, niveli i kolesterolit të mirë, që mbron zemrën dhe enët e gjakut nga arterioskleroza, bie në gjak. Mungesa e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 sjell deri te çrregullimet urogenitale, e nganjëherë edhe deri te steriliteti. Këto aminoacide e shpejtojnë absorbimin e vitaminave A, D, E dhe K, që ndihmojnë krijimin e yndyrës në trupin tonë. Sasia optimale e yndyrës në bazë ditore do të duhej të ishte e sasisë rreth 35 për qind nga konsumi i përgjithshëm ditor i kalorive.

Cila është më efikasja?

Dietat më efikase janë ato në të cilat keni pesë shujta të balancuara. Dallimi ndërmjet shujtës kryesore dhe zamrës nuk do të duhej të ishte më i pakët se tri orë. Atëherë organizmi i mban yndyrat, që ngadalëson metabolizmin dhe sjell deri te mbipesha. Pra, konsumoni pak e shpesh dhe sa më shumë pemë dhe perime, pulë, peshk, oriz, bukë të zezë… Mund të konsumoni pothuajse gjithçka, por në sasi të kufizuara.

Dietat ekspres

Njerëzit për këto dieta zakonisht përcaktohen para pushimeve verore, martesës apo ndonjë ngjarjeje tjetër të rëndësishme dhe shpresojnë se për pesë ditë do të humbin shumë kilogramë. Në këso dieta, të cilat zakonisht zgjasin pesë ditë, konsumi i kalorive është aq i zvogëluar sa që më parë mund të flisni për urinë.

Mendoni… E dini edhe ju që vezët për kafjall, 100 gramë mish apo perime për drekë dhe një lëng për darkë nuk mjaftojnë për një funksionim normal të organizmit.

Pse janë të dëmshme?

– Një vuajtje si kjo nga uria sjell deri te ligështimi, kokëdhimbja, mundimi dhe mbyllja. Është pak e mundur që do të jeni të lumtur derisa e aplikoni këtë dietë, edhe nëse ia dilni të qëndroni në fustanin tuaj të preferuar. Mbani mend, sa më e shkurtër dhe restriktive të jetë dieta, rreziku për kthimin e kilogramëve është më i madh.

Komento