Disa efekte të aspirinës

Disa efekte të aspirinës

Disa efekte të aspirinësMe arritjen e stinës së ngrohtë të verës, lirisht mund të themi se ka arritur edhe një sezon përcjellës me këtë stinë tropikale.

Me verën arrin edhe sezoni i pickimeve dhe kafshimeve, nga karkaleca të llojeve të ndryshme, ndërsa që rrezik përbëjnë grerëzat.

Në ndihmë mund t’ju dalë, nëse pranë vetes keni një tabletë me andol apo aspirinë. Mënyra më e thjeshtë për ta larguar të ënjturën është që ta merrni tabletë dhe ta vendosni në vendin e kafshimit apo të pickimit. Pasi ta keni vendosur tabletën aty, duhet ta mbani për një minutë, më pas e largoni atë nga vendi, ku ka ndodhur kafshimi apo pickimi.

Nëse veproni në një mënyrë si kjo, për një minutë do ta largoni të ënjturën, e po ashtu nuk do të ketë të kruara e as nuk do të mbetet ndonjë shenjë apo njollë, që do t’jua përkujton se dikur aty ju kishte kafshuar apo pickuar një bletë.

Pas një procesi apo një veprimi si ky, kafshimi dhe e ënjtura do të mbetet vetëm e kaluar dhe nuk do të mbetet asnjë shenjë e vetme. Kjo këshillë vjen nga ekspertët, që punojnë me bletë, ndërsa të gjithë ata, që e kanë provuar, kishin rezultate të kënaqshme.

Komento