Disa fshehtësi të vogla për buzë më të plota

Disa fshehtësi të vogla për buzë më të plota

Disa fshehtësi të vogla për buzë më të plotaA ia keni lakmi buzëve të Angelina Jollie-s. Edhe nëse nuk keni lindur me buzë të tilla, me buzë të trasha dhe të fryra, mund t’i keni me ndihmën e disa fshehtësive të grimit

Korrektori

Kjo është një mënyrë aspak e zakonshme, por bën dallimin e madh – nëse vëni pak korrektor në buzën e sipërme, do të duken më të plota sesa që në të vërtetë janë.

Lapsi

Nëse dëshironi buzë të fryra, lapsi kualitativ është i domosdoshëm. Me vendosjen e lapsit, pak jashtë kufijve të buzëve, do t’ju dhuroni më shumë volum. Dallimi është i madh, por efekti vizual të cilin e keni arritur do të ketë domethënie të madhe. Kur ta theksoni kornizën e buzëve, ngjyrosni edhe buzët. Ky trik do të bëjë që buzët të marrin ngjyrë unikate.

Përfundimi prej sateni

Për buzë të fryra sugjerohet vendosja e nuancave neutrale me përfundim prej sateni, e nuancat e errëta t’i shmangni sa më shumë që mundeni – sikurse që ngjyra e zezë trupin e tregon më të dobët, po ashtu edhe buzëkuqtë e errët zvogëlojnë buzët tuaja.

Shkëlqim për buzë

Pak shkëlqim për buzë, po ashtu buzëve tuaja ju dhuron plotësi shtesë. Vendoseni në mesin e buzës së poshtme ose thjesht në gjithë buzët.

“Highlighter”

Nëse jeni tej mase të disponuar, për prekjen përfundimtare nevojitet një “highlighter” ideal. Ta vëni në majat e buzëve dhe për sa hap e mbyll sytë do ta krijoni efektin e thellësisë, prandaj buzët do të duken më të plota.

Komento