Disa gjëra që nuk duhet t’i bëni në punë

Disa gjëra që nuk duhet t’i bëni në punë

Shumica e njerëzve kanë arsye të shëndoshë, të paktën mendojnë që e kanë.

Ajo përgjithësisht na tregon që në punë të mos vijmë me pizhame, të marrim ditë të lirë pa leje, apo të huazojmë automobilin e kolegut pa pyetur.

Megjithatë, ekzistojnë disa gjëra, të cilat me të vërtetë nuk duhen të bëhen në punë, e megjithatë shumë i bëjnë, sepse i konsiderojnë të parëndësishme apo thjesht nuk kuptojnë se si duket kjo gjë. Ja disa nga këto:

1.    Veshja e keqe
– Është rregull që asnjëherë të mos visheni më mirë se shefi, por mos u vishni edhe më keq.

2.    E përdorni  orarin e punës për çështje personale
– Kjo përfshin telefonatat me miq, dërgimi i mesazheve, korrespondenca në rrjetet shoqërore…

3.    Kapërcimi i higjienës
– Në punë nuk duhet kurrë të shkoni pa bërë dush, me thonj të parregulluar, me flokë të yndyrshme, me erë të pakëndshme..

4.    Dhënia e premtimeve të rreme
– Merrni përsipër vetëm ato obligime të cilat mund t’i përmbushni.

5.    Krijimi i lidhjeve të dashurisë
– Lidhjet e tilla mund të kenë sukses, por më së shpeshti ua nxijnë jetën.

6.    Ardhja në punë nëse jeni i sëmurë
– Ndoshta në mënyrë të dëshpëruar duhet ta kryeni ndonjë projekt, por nëse infektoni kolegët do të sillni më shumë dëme se dobi.

7.    Përhapja e thashethemeve
– Askush nuk pëlqen të flitet për ta. Ashtu nuk do të bëni miq, por armiq.

8.    Papërgjegjësia
– Nëse dëshironi ta mbani punën tuaj, duheni të tregoni përgjegjësi maksimale.

Komento