Disa gjëra që nuk duhet t’i ndani me të tjerët

Disa gjëra që nuk duhet t'i ndani me të tjerët

Ju mund të sëmureni ose të merrni mikrobe të ndryshme nëse përdorni disa sende ose objekte të shokut, komshiut apo të afërmit tuaj. Këto sëmundje të cilat mund të shkaktojnë edhe vdekjen mund të lindin nga ndarja apo përdorimi i përbashkët i shumë sendeve duke filluar që nga ekranet me prekje deri tek furçat e dhëmbëve apo krehri.

Nëse i ndani me të tjerët, mund t’ju zejë gripi, rrufa, infeksioni ose alergjia.
sipas një studimi të realizuar nga mikrobiologu Chuck Gerba në Universitetin Arizona, bëhet e ditur se karta të tilla të cilat përdoren shumë edhe në markete janë të mbushura me mikrobe.

Në 80 % të kartavae është gjetur bakteri E.Coli, një bakter i cili mund të ngjitet shumë lehtë në duart e personave të tjerë.

Krahas kësaj ekipi ka hasur dhe mikrobe të tjera që shkaktojë ftohjen, gripin dhe diarrenë. Për të mbrojtur veten nga mikrobet tregohuni të kujdesshëm të dezinfektoni mbajtësen e karrocës së marketit dhe vendit ku dëshironi të ulni fëmijën.

Ekranet me prekje dhe receptorët e telefonëve janë vende ku qëndrojnë shumë mikrobe. Mbi to janë gjetur me shumicë bakteri E.coli dhe mikrobi i spitalit i njohur si MRSA të cilët janë rezistentë ndaj antibiotikëve dhe mund të shkaktojnë infeksione shumë të ndërlikuara. Duke pohuar se ekranet me prekje përmbajnë shumë mikrobe, Gerba thekson se ato mund t’i dezinfektoni me një shami të lagët para se t’i përdorni.

Keni shkuar në shtëpinë e shokut tuaj dhe keni harruar të merrni furçën e dhëmbëve. Mos përdorni furçën e dhëmbëve të shokut tuaj edhe nëse ai jua sugjeron një gjë të tillë. Sepse kur lani dhëmbët mund të ngacmoni mishrat e dhëmbëve dhe në këtë mënyrë mund të prekeni nga Hepatiti B dhe C, i cili trnasmetohet me anë të gjakut. Krahas kësaj ju mund të prekeni dhe nga gripi, ftohja apo infeksione të rrugëve respiratore nëse përdorni furçën e dhëmbëve të dikujt tjetër.

Nuk duhet të ndani asnjëherë me të tjerët krehrin e flokëve. Sepse mikrobet e lëkurës suaj dhe copëzat e saj mbesin në krehër. Gerba pohon se kanë gjetur mikrobe të ndryshme në krehër përfshirë këtu dhe mikrobin MRSA. Lind pyetja a duhet përdorur krehri tek parukieri? Pike së pari sigurohuni nëse parukieria juaj i dezinfekton çdo ditë ato për të minimizuar numrin e mikrobeve.

Duhet të mbani shënime në një konference por keni harruar të merrni një stilolaps dhe kështu merrni stilolapsin e dikujt tjetër. Nuk duhet harruar që stilolapsat personalë përmbajnë shumë mikrobe thjesht për faktin se shumica e njerëzve preferojnë t’i fusin dhe në gojë. Nëse ju provoni ta mbani në gojë atëherë do të prekeni nga viruse të rrugëve të sipërme respiratore. Për këtë arsye duhet të mbani me vete një stilolapsin tuaj personal.

Mikrobiologu Gerba pohon se telefonat celularë mbajnë shumë mikrobe edhe nëse pastrohen shpesh. Në to mund të gjeni mikrobin MRSA, viruset e gripit e baktere tjera. Telefonat celularë të femrave janë më të pisët se celularët e meshkujve dhe kjo lidhet me mikrobet e shumta të ngjitura nga sendet e makiazhit të femrave. Kjo është dhe arsyeja që femrat preken më shumë nga gripi. Nëse merrni një celular të dikujt tjetër në fillim pastrojeni dhe lajini duart pasi ta përdorni.

Nëse përdorni briskun e rrojës së dikujt tjetër rrezikoheni nga mikrobe të shumta. Nëse priteni gabimisht ju mund të prekeni nga hepatit B i cili ngjitet nëpërmjet gjakut. Janë të shumtë njerëzit të cilët gjatë gjithë jetës së tyre mbartin hepatitin B por nuk janë në dijeni të tij.

Mbani gjithnjë me vete sendet tuaja personale të makiazhit. Bazuar në një studim dy-vjeçar, bëhet e ditur se tek kremrat e fytyrës, buzëkuqet, lapsat e syve e të tjera janë gjetur shumë mikrobe.

Përpiquni ta dezinfektoni apo pastroni komandën e komshiut kur shkoni të shihni një ndeshje tek ai apo kur ndodheni në hotel. Sepse komandat e televizorëve përmbajnë mikrobe të panumërt. Duke pohuar se gjëja më me mikrobe në shtëpinë tuaj është komanda, Gerba thekson se tek komandat e televizorëve në dhomat e hotelit, shtëpisë apo spitalit janë gjetur bakteri E.coli dhe baktere tjera.

Komento