Disa hapa kundër celulitit

Disa hapa kundër celulitit

Disa hapa kundër celulititAjo që më së shumti i brengos femarat është celuliti, apo lëvorja e portokallit, por në vijim ju paraqesim disa këshilla.

Lëvizjet e ngadalta

Shumica e femrave celulitin e vërejnë në hapësirat e trupit si në kofshë, ije dhe në bel. Kjo është normale, por nëse ju shqetëson, mund të merrni disa hapa, të ngadaltë dhe të lehtë në mënyrë që të jetë më i dukshëm apo më i theksuar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ushtroni mençur

Ushtrimet janë një ndër trajtimet më të mira kundër celulitit. Nuk mund ta zhdukni të tërin, por disa muskuj më të fortë në zonat e “trazuara” mund ta bëjnë lëkurën tuaj të duket më e bukur dhe më e rrafshët se kurrë më parë. Provoni një plan me tri pjesë: dietë të shëndetshme, ushtrime të rregullta dhe forcim të muskujve.

Kujdes me ushqimin!

Konsumoni më shumë fibra, që mund t’i gjeni në drithëra, fruta dhe në perime, në vend se të konsumoni ushqime të “zbrazëta” me kalori. Karbohidratet që mund t’i gjeni në bukë, ëmbëlsira apo në pijet e gazuara, natyrisht se ndikojnë keq në dukjen e lëkurës tuaj.

Humbni disa kilogramë!

Të dobëta apo të plota, mund të keni celulit, por kilogramët shtesë mund ta bëjnë më të dukshëm. Nëse keni kilogram shtesë, atëherë largimi i disa prej tyre mundet të ndihmojë. Dieta “Yo-yo” vetëm sa mundet ta përkeqësojë gjendjen e celulitit. Nëse humbni shumë peshë, mund ta vëreni celulitin në pjesët ku lëkura juaj është lëshuar, prandaj kërkoni ndihmën e mjekut për trajtim.

Ndaloni duhanin!

Duhani ndikon me mungesë në furnizim me gjak në lëkurë. Kjo shkakton celulit në duart tuaja e po ashtu edhe në fund të ijëve ku edhe vërehet më shumë. Bisedoni me mjekun tuaj rreth mënyrës së ndalimit të duhanit, pasi që kjo është mënyra më e mirë për ju.

Bëjuni masazh hapësirave të çara!

Gjeni disa minuta shtesë për çdo ditë, për të bërë masazh në hapësirat problematike. Provoni këtë gjatë dushit kur lëkura juaj është e butë apo përdorni losion. Përmes masazhit gjaku qarkullon më mirë dhe largon lëngjet, duke ndikuar që në lëkurën tuaj të mos ketë njolla.

Kremi me retinol të jetë rutinë juaja!

Kur të mendoni për kremrat, atëherë fjala “retinol” le të jetë udhëzuesi juaj. Nuk e “shëron” celulitin, asgjë nuk mundet, por mundet ta përmirësojë cilësinë apo kualitetin e lëkurës tuaj.

Komento