Disa hapa për lëkurë të shëndoshë dhe të shëndritshme

lekura

Nëse jeni një nga ato femra që kur shikohen në pasqyrë thonë: “Kam lëkurë të përsosur”, atëherë jeni vërtet me fat. Por, nëse jeni sikur shumica që vazhdimisht ankohen për puçrra, rrathë të errët rreth syve, rrudha të vogla, pigmentim, flluska… atëherë përcillini disa këshilla të dermatologëve.

Ushqimi është thelbësor për dukjen e lëkurës suaj. Konsumoni ushqime të cilat përmbajnë antioksidues, të cilat ndihmojnë në luftimin e baktereve dhe e mbajnë lëkurën vitale. Vitamina E është një tjetër përbërës i rëndësishëm, të cilin e dëshiron lëkura jonë e që ndihmon në rrafshimin e rrudhave. Shmangni kafeinën, sepse shkakton errësimin e lëkurës dhe plakjen e saj. Tentoni që ta zëvendësoni kafenë me çaj të gjelbër.

Kremrat për fytyrë me faktor mbrojtës janë të domosdoshme në çfarëdo sezonin vjetor. Dermatologët këshillojnë që kremin me faktor mbrojtës ta vendosni së paku 20 minuta para se të dilni nga shtëpia, ndërsa është i domosdoshëm edhe në hapësira të mbyllura, duke qenë se monitorët e kompjuterëve emetojnë rreze UV, të cilat e dëmtojnë lëkurën.

Pastrimi i përditshëm dhe largimi i makijazhit është i domosdoshëm nëse dëshironi lëkurë të shëndoshë dhe të shndritshme. Filloni në atë mënyrë që fillimisht të largoni makijazhin nga sytë dhe më pas nga fytyra dhe buzët. Mos harroni që më pas ta ushqeni lëkurën me kremin përkatës.

Detoksikimi i rregullti organizmit është i rëndësishëm edhe për lëkurë të shëndoshë. Pini 2.5 litra ujë në ditë në mënyrë që të shmangni grumbullimin e toksinave.

Njomja e lëkurës është e rëndësishme pavarësisht sezonit. Prandaj, kremi i mirë hidratues le të jetë gjithmonë pranë jush. Dielli është armiku i lëkurës suaj, pasi që shkakton pigmentim dhe plakje të hershme. Një formë e mirë për t’iu shmangur ekspozimit ndaj diellit (nëse nuk mundeni ndryshe) janë rrobat dhe kapelat me rreth të gjerë.

Shenjat e para të kujdesit joadekuat janë lëkura e thatë dhe e plasaritur në duar dhe shputa. Me kujdesin ndaj lëkurës filloni ashtu që në radhë të parë të largoni shtresën e fortë të lëkurës, ndërsa më pas vendosni sasi të konsiderueshme të kremit ushqyes. Para se të flini, në duar vendosni dorëza të pambukut, ndërsa në këmbë vishni çorapë.

Mos i harroni flokët dhe thonjtë. Flokët dhe thonjtë e thatë, të plasaritur dhe të pashëndoshë, janë shenjë e ushqimit jo të mirë dhe mungesës së vitaminave.

Kujdesi ndaj lëkurës është njësoj i rëndësishëm edhe për meshkujt. Përdorni losione me bazë të aloe veras, sidomos pas rruajtjes, sepse ka efekt qetësues.

Komento