Disa hapa për qerpikë më të gjatë se kurrë më parë

Disa hapa për qerpikë më të gjatë se kurrë më parë

Disa hapa për qerpikë më të gjatë se kurrë më parëËshtë ndjesi e veçantë kur ndokush ju pyet nëse jeni duke mbajtur qerpikë të rrejshëm, përderisa ju i keni të vërtetat dhe u keni bërë vetëm një maskara të thejshtë.

Nga kjo lind pyetja se çfarë teknika duhet përdorur që të arrihet efekti i qerpikëve artificialë me qerpikët tuaj? Gjithçka që ju duhet është një bigudi për qerpikë, primer dhe maskara të zezë apo të kafe.

Hapi i parë: Përdredhoi qerpikët

Duke përdorur bigudi klasik për të përdredhur qerpikët, bëni lëvizje të buta duke e lakuar bazën e qerpikut dhe duke e mbajtur nën trysni për disa sekonda.

Hapi i dytë: Mbushni qerpikët

Para se të përdorni maskara, përdorni primerin për ti mbushur qerpikët. Produkti do të bëjë që të kap më tepër pigment nga maskara për qerpikët e trashë.

Hapi i tretë: Aplikoni disa shtresa të maskarasë

Për të zgjatur qerpikët gjeni një shkop me shumë dhëmbë të ngjeshura, kjo do të arrijë rrënjën e qerpikut dhe do e zgjasë qerpikën deri në maksimum duke e ndarë nga qerpkët tjerë. Aplikoni 2-3 shtresa të maskarasë!

Pamja përfundimtare

Dhe më në fund, me disa hapa të thjeshtë mund t`ia arrini të keni pamjen e qerpikëve artificialë.

Komento