Disa ilaçe për problemet e tretjes

Disa ilaçe për problemet e tretjes

Sipas disa burimeve mendohet se ilaçi më i mirë në rastin e problemeve të tretjes është marrja e një luge të vogël nga uthulla e mollës, e vendos në një gotë ujë dhe me një lugë mjalt.

Ky ilaç forcon stomakun, hap oreksin dhe heq problemet e tretjes në mënyrë të përgjithshme.

Gjithashtu mendohet se edhe çaji i kamomilit ndimon ne tretje,duke e përgatitur në këtë mënyrë: një lugë gjelle kamomil e shton në një gotë ujë të vluar më parë dhe e mbulon për 15 minuta, pastaj e filtron dhe e pi në mëngjes esëll. Kjo ndihmon në shërimin e gastritit.

Një këshillë për të sëmurët me probleme të tretjes që të hanë sa më pak ushqim dhe t’i japin përparësi ushqimeve të lënghsme.

Sipas disa studimeve shkaku kryesor për problemet e tretjes është ngrënia e tepert,pangopësi dhe grykësi, prandaj ruajuni kësaj.Ju këshillojmë të mos hani menjhëherë para gjumit, të mos hani shumë qepë, lakër, erëza dhe piper.

Komento