Disa karakteristika të familjes së përsosur

Disa karakteristika të familjes së përsosur

Disa karakteristika të familjes së përsosurKëto janë disa karakteristika që duhet t’i ketë një familje e përsosur:

Diskutimi

Një ndërhyrje e moderuar dhe e qëndrueshme, mund të sigurojë përfshirjen pozitive të fëmijës në vendimet e rëndësishme, duke përforcuar pikëpamjet mbi familjen, duke i bërë të ndjehen të vlerësuar për inteligjencën dhe opinionet te tyre.

Zëri i Ngrohtë

Zëri i ngrohtë familjes është i rëndësishëm në rritjen e fëmijëve. Nëse intonacioni është i ngrohtë, prindërit janë të disponueshëm, nuk vënë kënaqësinë personale para fëmijëve, qëndrojnë me dëshirë pranë tyre dhe manifestojnë ngrohtësi, rezultatet pa dyshim janë pozitive. Në familje të tillla, fëmijët kanë lidhje të forta me prindërit, janë më të dëgjueshëm dhe më të vëmendshëm ndaj këshillave të tyre, kanë një vetëvlerësim më të lartë, rezultate të larta në shkollë dhe kanë sukses në jetë.

Respekti

Është shumë e rëndësishme që fëmijës t’i transmetohen vlerat e respektit për të tjerët. Fëmijët me kalimin e kohës kuptojnë se sa të rëndësishëm janë për ne, nëse reagimi ynë ndaj personave të tjerë bazohet mbi vlerësimin dhe respektin, në përgjithësi. Respekti i hapësirës personale, kultura, kujdesi për veshjen, gjuha e moderuar, transmetojnë mendimin se çdokush është në funksion të gjithsecilit dhe që njerëzit vlejnë.

Krijimi i lidhjeve të qëndrueshme prind-fëmijë

Nëse fëmijët janë të lidhur me prindërit, ato janë të bindur, kanë koncept pozitiv mbi familjen dhe kooperimin. Mbi të gjitha, është e rëndësishme të përballen dhe zgjidhen arsyet e konflikteve. Në këtë mënyrë, duke u përballur, edhe pse jo, duke u zemëruar, prindër e fëmijë, mësojnë të njohin më mirë njëri-tjetrin, fitojnë më shumë intimitet, krijojnë më tepër besim në vetvete për të zgjidhur konfliktet dhe çastet e tensionuara.

Ambienti Intelektual

Fëmijët që rriten në një ambient të pasur nga pikëpamja intelektuale, janë të avantazhuar në plan gjuhësor, emotiv dhe social. Fëmijët që të vegjël duhet të rriten në një ambient stimulues i cili t’u lejojë të kënaqin kuriozitetin e tyre. Mbi të gjitha, fëmija ka nevojë për njerëz me të cilët të komunikojë dhe të luajë. Duke u rritur gradualisht së bashku me të rriten aftësitë kulturore, idetë për të diskutuar, dituria për t’u transmetuar, dashuria ndaj librave, revistave, instrumenteve muzikore, etj.

Dialogu i hapur

Një tjetër aspekt i komunikimit në familje është dhe dialogu i hapur. Fëmijët rriten më mirë nëse ekziston konfidencialitet me prindërit, nëse ekziston mundësia për t’i treguar njëri-tjetrit gjithçka që ndodh. Këta fëmijë, rezultojnë më të ekuilibruar, më të matur e të shoqërueshëm dhe kanë një imazh pozitiv për familjen. Megjithatë, edhe në këtë rast është shumë e rëndësishme të dish të komunikosh. Prindi duke u hapur me fëmijën, duhet të vazhdojë të mbajë rolin e tij, pa u vënë në të njëjtin pozitë me fëmijën, sikur të ishin “miq”. Në fakt ky është një gabim që bëhet në përgjithësi, duke sjellë pasoja tek fëmijët. Ato reagojnë me fodullëk, bëhen agresivë, m.q.se, në edukimin e tyre, ndjehet mungesa e një referimi autoritar.