Disa këshilla natyrale për fytyrë të bukur

Disa këshilla natyrale për fytyrë të bukur

Disa këshilla natyrale për fytyrë të bukur Gjeni këtu disa këshilla për një kujdes ndaj fytyrës në rrugë natyrale.

Përdorni çiçibanoz kundër alergjisë së fytyrës
Kjo bimë shërben për të forcuar lëkurën kundër alergjive dhe e ushqen atë. Nëse personi vuan nga sëmundja Penfigus, këshillohet të përdorë çiçibanoz. Këtë mund ta ziejë dhe ta pijë ujin e saj.

Kremrat e bëjnë fytyrën më elastike
Veçoria e përbashkët e kremrave që përdoren është shtimi i elasticitetit, por kjo veçori në vitet më pas shkakton rrudhjen dhe varjen e lëkurës. Për këtë arsye dermatologët sugjerojnë përdorimin e pakët të këtyre kremrave ose mospërdorimin e tyre. Nëse këta lloj kremrash përdoren më shumë se ç’duhet, mund të sjellin efekte negative tek mosha 40 vjeç.

Lëndët kancerogjene të kremrave
Disa inde kancerogjene të marra nga kanceri i gjoksit janë gjetur edhe tek kremrat. Për këtë arsye këshillohet përdorimi i kremrave natyralë. Shëndeti i mëlçisë suaj është pasqyra e lëkurës. Nëse mëlçia nuk funksionon mirë, menjëherë vihen re efektet në lëkurë. Përpiquni të qëndroni larg ushqimeve të skuqura.

Kundër puçrrave
Nuk sugjerohet përdorimi i diçkaje tjetër përveç kremit të këshilluar nga mjeku. Ka një recetë të thjeshtë të parandalimit të puçrrave: Merrni një filxhan të mbushur me kafe turke dhe përziejeni në të njëjtën sasi me një filxhan uthull molle dhe ujë mineral. Pastrojeni fytyrën para dhe pas dreke me këtë përzierje. Përzierja duhet të qëndrojnë 1-2 orë në fytyrë.
Edhe një detaj i vogël: flokët e yndyrshëm dhe prekja e tyre mund të bëhet shkak i shfaqjes së puçrrave dhe njollave në fytyrë.

Për ta mbrojtur fytyrën nga bakteret
Përdorni lule livando për të mbrojtur lëkurën nga bakteret. Nëse hidhni dy lugë lule livando në ujin e valuar dhe bëni pak avull, do ta pastroni fytyrën nga bakteret dhe do ta tendosni më mirë atë. Pas një avulli me lule livando këshillohen kompresa të ftohta me vaj ulliri natyral.

Misër për fytyrat me pore
Konsumoni misër për të parandaluar poret në fytyrën tuaj. Nëse është misër i freskët mund të konsumohet i zier. Kjo mundëson mbylljen e poreve. Pini edhe ujin, mos e hidhni. Misri është produkti më i konsumuar nga femrat amerikane.

Komento