Disa këshilla natyrale për kujdesin ndaj fytyrës suaj

skin-care

Për t’a mbrojtur lëkurën tuaj nga efektet anësore të preparateve të ndryshme artificiale të cilat i ofrojnë prodhuesit, ja disa këshilla natyrale për kujdesin ndaj fytyrës suaj.

Maskë për ngritje të natyrshme

Rrihni mirë të bardhën e vesë, vendoseni në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 15 minuta. Pastaj lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë, dhe lyeni lëkurën me krem hidratues. Efektet e këtij trajtimi vërehen menjëherë dy orë pas larjes së fytyrës, mirëpo nëse këtë e përsëritni disa javë, rezultatet do të jenë të përhershme.

Maskë për lëkurë të thatë

Rrihni mirë një veze të plotë, dhe vendoseni në fytyrë. Kur të thahet e leni dhjetë minuta të shfaq efektin e vet në lëkurën e fytyrës suaj. Pastaj lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe e lyeni me vaj bajameje ose me vaj ulliri.
Tretësirë uthulle kundër akneve

Në një litër ujë të vluar, të ftohur, shtoni një lugë uthulle të mollës. Me një pambuk vendoseni tretësirën në fytyrë çdo natë para se të flini dhe skuqja do të pakësohet nga dita e dytë, po ashtu do të zvogëlohet edhe numri i akneve. Ndërsa nëse kjo nuk ka sukses atëherë duhet t’a vizitoni dermatologun.

Majdanozi i largon mitiserat

Majdanozin e imtësuar mirë vendoseni në vendin ku keni mitisere. Pastaj me ujë të nxehtë lajeni fytyrën, me qëllim që lëngu i majdanozit të depërtojë thellë në lëkurë. Pastaj shumë lehtë do të mund ta largoni mitiserin me ndihmën e një pambuku.

Maskë nga mjalti

Disa lugë mjalti i ngrohni dhe i përzieni me një lugë lëngu të limonit. Pasi t’i keni përzier disa minuta, i leni që të ftohen. Vendosni në fytyrë dhe i leni të qëndrojnë 10-15 minuta. Pas kësaj kohe, fytyrën lajeni me ujë të ftohtë.

Komento