Disa këshilla për femrat

ushqime

Kur të arrijnë një moshë më të shtyrë, femrat duhet të kenë më shumë kujdes në ushqimin për shkak të nevojave specifike të organizmit të tyre, dhe mos të flasim për stresin, në të cilin të gjithë jemi të ekspozuar.

Sipas nutricionistëve, lista vijuese me ushqime është shumë e rëndësishme për ushqimin e femrave, ndërsa këshillat e dhëna asnjë femër nuk guxon t’i lë anash:

Bizelja

Janë shumë të mira për zemrën, ta pasura me vitamina dhe të varfra nga yndyrat. Shujta me gjysmë filxhani të bizeleve, varësisht nga lloji, mesatarisht përmban më shumë se pesë gramë fibra, që është një e katërta e nevojave ditore të nevojshme për femrat.

Lakra

Burim i mirë i folatëve, vitaminës B, e cila është shumë e rëndësishme, dhe e cila është në sasi të mëdha në natyrë, përkatësisht në ushqimet të cilat njerëzit zakonisht i konsumojnë.

Femrave u rekomandohet sasia ditore prej 400 mikrogramë folate. Shtatzënat duhet të kenë kujdes të posaçëm për folate, mungesa e të cilit mund të shkaktojnë defekte serioze neurologjike tek fëmija.

Beta-karoten

Beta-karoten është materie natyrore, e cila në natyrë më së shumti ka në bimët nga familja e karotenoidëve.

Shumica e njerëzve do të mendojnë në karotën, pasi që beta-karoten nga kjo edhe e mori emrin, por shumica e ushqimeve me ngjyrë të portokalltë dhe të kuqe është burim i mirë i beta-karotenit si: portokalli, kungulli, patatja e ëmbël, lloji i kikirikëve nga të cilët prodhohet gjalpi.

Trupi i beta-karotenit shndërrohet në vitaminë A, vitaminë shumë e nevojshme për regjenerimin e lëkurës. Sipas shumë hulumtimeve, beta-karoten ndihmon në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, sidomos kancerit të gjirit, për këtë është shumëfish e rëndësishme për femrat.

Susami

Farërat dhe vaji i susamit është burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3 të cilat kryesisht e mbrojnë zemrën.

Hekuri

Imperativ për femrën është t’i sigurojë organizmit mjaftueshëm hekur, që ndonjëherë, sidomos tek femrat që vuajnë nga anemia, kjo mund të jetë detyrë shumë e rëndë. Edhe pse shtesat në ushqim dhe preparatet medicinale me hekur janë të pranueshme nëse i rekomandon mjeku, femrat në radhë të parë duhet të përpiqet në mënyrë natyrore të shtojë sasinë e futur të hekurit, dhe për këtë është mirë të hahet mishi i kuq.

Uji

Uji është njëri ndër armët më të mira në luftë kundër kilogramëve të tepërt, pasi që e zvogëlon ndjenjën e të uriturit dhe i ndihmon trupit në metabolizmin e rezervave të yndyrës.

Peshku

Salmoni është sidomos vlerësuar si ushqimi “femëror”. Vitet e fundit ai mund të sigurohet i freskët, i ngrirë apo i tymosur. Salmoni, sikur edhe shumica e peshqve tjerë, është e pasur me proteina ndërsa i varfër nga kolesteroli. Vlerë të madhe salmonit i jep edhe vitamina B, kalciumi, zinku, hekuri dhe magneziumi të cilët gjenden në të.

Komento