Disa këshilla për kapsllëkun

Disa këshilla për kapsllëkun

Së pari pini ujë më shumë dhe hani më shumë fruta dhe perime. Ndërkohë, nëse pini disa lugë vaj ulliri të përzier me pak lëng limoni apo portokalli, ju ndihmon që gjërat të lëvizin.

Nganjëherë shmangia e disa yndyrave të shëndetshme (sikur yndyrat e mira që gjenden në peshk, arra dhe avokado) mund të keqësojë kapsllëkun. Disa njerëz të tjerë lehtësojnë kapsllëkun duke larguar konsumimet e drithërave!

Është e vërtetë që drithërat përmbajnë fibër, por disa njerëz nuk tretin drithërat edhe aq mirë. Disa shkaktarë tjerë të kapsllëkut janë stresi, depresioni, mosaktiviteti dhe mungesa e ushqyeshmërisë së mirë.

Nëse kapsllëku juaj është kronik, ndoshta kjo është një shenjë e ndonjë problemi më serioz, kështu që kërkoni këshillë mjekësore dhe rregulloni mënyrën e të jetuarit.

Komento