Disa këshilla për njërzit me tension të lartë

Disa këshilla për njërzit me tension të lartëSimptomat më të shpeshta të shtypjes së lartë të gjakut janë dhimbjet e kokës, zhurma në veshë, gjakderdhja nga hunda, shtrëngimi në gjoks, problemet me frymë- marrje dhe lodhja e shpejtë.

Shumë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje, por nuk e dinë, sepse nuk kanë fare simptoma dhe shpesh sëmundjen e zbulojnë për shkak të komplikimeve, e për këtë arsye e quajnë edhe vrasësja e heshtur. raporton Gazeta Kosova Sot

REDUKTIMI I PESHËS TRUPORE Mbipesha e ngarkon muskulin e zemrës dhe e ndryshon metabolizmin e organizmit në tërësi. Reduktimi i peshës së tepërt kontribuon në rregullim më të mirë të shtypjes së lartë.

REDUKTIMI I KONSUMIMIT TË KRIPËS Rekomandohet rritje në konsumim të kaliumit, dhe reduktim në konsumim të natriumit (deri në 2.3 mg për personat e shëndetshëm, e deri në 1.5 mg për personat mbi moshën 51-vjeçare me shtypje të lartë të gjakut, diabet ose veshka të dobëta).

REDUKTIMI I KONSUMIMIT TË YNDYRËS Reduktimi i konsumimit të yndyrës përmes të mënyrës mesdhetare të të ushqyerit kontribuon në korrektimin e statusit lipid. Rekomandohet përfshirja e peshkut në të ushqyer së paku dy herë në javë, me konsumim ditor të 300-400 gramëve të pemëve dhe perimeve.

Komento