Disa këshilla për ta rindezur zjarrin e pasionit

Disa këshilla për ta rindezur zjarrin e pasionit

Disa këshilla për ta rindezur zjarrin e pasionitNëse kohet e fundit jeta juaj seksuale është ftohur, ja disa këshilla si ta rindizni zjarrin e pasionit.

1. Beni sa me shume dashuri sepse është edhe e shëndetshme per ju

Mendoni me tepër për te mirat qe sjell seksi tek shëndeti dhe bëni sa me shume dashuri. Kjo iu ndihmon te shmangni problemet me zemrën, djeg kaloritë si dhe ul rrezikun për kancer gjiri. A e dini se seksi stimulon edhe prodhimin e një substance imunitare kundre rrufës dhe gripit? Me pas mendoni se ai sjell edhe kënaqësi.

2. Harrojini te metat qe keni

Nëse doni qe jeta juaj seksuale te jete e nxehte, duhet ta doni me shume trupin tuaj. Edhe te famshmit kane defekte, por nuk e mbajnë mendjen tek ato. Futuni ne dhome, fikeni dritën, ndizni disa qirinj dhe përqafojeni partnerin. Me pas gjerat do rrjedhin natyrshëm.

3. Provoni eksperienca te reja

Seksologet iu sugjerojnë çifteve te provojnë here pas here eksperienca te reja. Mos neglizhoni prekjet dhe eksperimentoni sa te mundni.

4. Mos lejoni qe ardhja ne jete e fëmijës te shuaje zjarrin e pasionit

Ndonjëherë duhen disa muaj qe një femër te ndihet gati te beje dashuri pasi ka lindur një fëmije. Për këtë arsye meshkujt mërziten. Mos lejoni qe ai te mendoje për dike tjetër, por krijoni një ambient romantik dhe qëndroni vetëm për vetëm me partnerin.

5. Ndryshoni medikamentet

Nëse depresioni ka shkatërruar jetën tuaj seksuale, flisni me mjekun. Ka raste kur një ndryshim i një medikamenti apo i dozës se tij te ndikoje tek dëshira seksuale dhe tek kënaqësia. Femrat mund te kenë probleme me orgazmën, ndërsa meshkujt mund te kenë ejakulim te vonshëm. Beni kujdes!

6. Tregohuni te sinqerte me partnerin ne lidhje me intensitetin e kënaqësisë

Për femrat ka disa shkaqe qe mund te ndikojnë tek dëshira seksuale. Menopauza mund te jete një prej tyre. Shume femra vuajnë ne qetësi për shkak te tharjes vaginale. E mira është te flisni me partnerin për gjithçka. Përdorni lubrifikante dhe këshillohuni me mjekun për çfarëdo dhimbje qe te ndjeni.

7. Përdorni afrodiziakë natyrale

Çokollata, midhjet, lëngu i shegës, kafeja, etj, i bëjnë mire dëshirës seksuale. Studimet tregojnë se lëngu i shegës për shembulli ndihmon meshkujt për ereksion, ndërsa ata qe pine me tepër kafe janë me te “motivuar seksualisht”.

Komento