Disa këshilla për ta zvogëluar djersitjen

Disa këshilla për ta zvogëluar djersitjen

Nëse keni probleme me djersitjen, atëherë dijeni se në shumë situata kjo sjell siklet. Djersitja sidomos paraqet probleme tek ata persona që ushtrojnë shumë.

Djersa vetvetiu nuk ka aromë, por ndikon në zhvillimin e baktereve, të cilat në mënyrë krejt natyrale shfaqen në lëkurën tuaj. Këto baktere krijojnë acide të yndyrshme që krijojnë aromë jo të këndshme.

Me ndihmën e disa këshillave, mund të zvogëloni djersitjen. Ja disa prej këtyre këshillave.

1. Bëni dush dy herë në ditë

Në mënyrë që të shmangni aromën jo të këndshme, duhet që të bëni dush së paku dy herë brenda ditës dhe pas ushtrimeve dhe këtë me sapunë kundër baktereve. Përkujdesuni që të thaheni mirë para se të visheni. Detyrimisht pastroni dhe ndërroni të gjitha rrobat që i keni veshur paraprakisht.

2. Vishni rroba të përshtatshme

Vishni rroba të përshtatshme, prej materialeve natyrale, siç është pambuku. Mëndafshi po ashtu është material natyral, por djersa mundet ta dëmtojë këtë material të ndjeshëm, kështu që nëse vuani prej djersës së tepërt shmangeni veshjen e mëndafshit.

3. Ushqimi i shëndoshë dhe ushtrimet

Ushtrimet mund ta përmirësojnë qarkullimin e përgjithshëm të gjakut që ndikon në atë që trupi juaj të qëndrojë më i “ftohtë“. Janë yndyrat ato që ndikojnë në rritjen e temperaturës së trupit, prandaj nëse filloni të ushtroni rregullisht dhe të konsumoni ushqim të ekuilibruar me pemë dhe perime, atëherë do të keni më pak probleme me djersitjen.

4. Shmangini pijet energjike

Kafeina, alkooli dhe pijet energjike stimulojnë sistemin nervor dhe mund të ndikojnë në shtimin e djersitjes. Provoni që sa më pak të konsumoni këto pije dhe brenda ditës të konsumoni dy kafe apo çaj, jo më shumë.

5. Konsumoni sa më shumë ujë

Rreth dy litra ujë brenda ditës, sidomos nëse djersiteni tepër, sepse uji do ta parandalojë dehidrimin e trupit.

6. Relaksohuni

Ankthet mund të shkaktojnë djersitjen, prandaj do të ishte e udhës të filloni me aplikimin e teknikave të relaksit, me jogë për shembull. Punoni më shumë në përmirësimin e vetëbesimit, që të mos brengoseni për gjërat që nuk ia vlen.

7. Përdorni pudër të foshnjave

Djersitja e tepërt mundet të shkaktojë dhimbje, prandaj në hapësirat e ndjeshme, pas dushit, vendosni pudër foshnjash pluhur. Ai ju ndihmon që lëkurën ta mbani më të butë dhe më të thatë.

8. Deodorantët

Deodorantët mund të jenë mjaft efikas në zvogëlimin e djersitjes dhe në maskimin e aromës. Po ashtu mund të blini sprej për ftohjen e fytyrës. Por, kujdes me llojin e përdorimit, sepse disa të tillë janë të dëmshëm për shëndetin.

9. Mos u tensiononi

Nga ndonjë arsye nervat aktivizojnë djersitjen, por nëse qetësohemi atëherë gjithçka qetësohet kur të shtrihemi. Gjatë kohës së ditëve të ngrohta ju nevojiten disa minuta që të rrini shtrirë në temperaturë të ftohtë.

3 Comments

  1. informacion i mire :D

  2. por i pa vlefshem :p

  3. oofff unee e kam kette problem dhe cka eshte me e keqjaa se asnje lloj deodoranti nuk ndikon tek unee!!:(
    sott sapo e bleva pudren per femije do ta provoj ndoshtaa do te arrij rezultatin qe une e deshiroj!!

Komento