Disa këshilla të përgjithshme për një shëndet të mirë

Disa këshilla të përgjithshme për një shëndet të mirë

Disa këshilla të përgjithshme për një shëndet të mirëPiqni një biftek.Mund të mendoni se kjo do të ishte e dëmshme për zemrën tuaj, por nuk është e vërtetë. Bifteku përmban elemente që rrisin imunitetin e organizmit, sepse përmbajnë selen dhe vitaminë B, të cilat e ulin rrezikun e ndonjë sëmundjeje.

Nëse ai nuk është shumë i yndyrshëm, atëherë është i shëndetshëm për zemrën, duke i siguruar organizmit yndyrat e ngopura në masën e nevojshme pa e tepruar.

Lëreni duhanin.Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj duhanit apo gjenden shpesh në ambiente ku pihet duhan, qoftë edhe vetëm për 30 minuta tri herë në javë, janë 26% më të rrezikuar për të shfaqur sëmundje të zemrës, të cilat mund të shfaqen edhe te personat duhanpirës të dorës së dytë, por me një rrezikshmëri më të ulët.

Merrni aspirina.Konsumimi i rregullt i aspirinës ul dhe zvogëlon rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve koronare të zemrës. Ajo shfaqet si mbrojtëse në 28% të rasteve tek personat të cilët kanë pasur sulm në zemër.

Pini më shumë çaj.Meshkujt të cilët pinë dy filxhanë çaj në ditë janë 25% më të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme për shkak sëmundjesh të ndryshme sulmi në zemër, sesa ata meshkuj të cilët nuk konsumojnë çajin.

Kjo ndodh për faktin se te çaji gjenden përbërës, të cilët jo vetëm rrisin aftësinë e qelizave për t’u relaksuar dhe për t’u ulur tensioni i gjakut, por shmang edhe redukton mpiksjen e gjakut.

Konsumoni peshk.Mishi i peshkut përmban omega-3, e cila forcon muskujt e zemrës, ul presionin e gjakut, parandalon mpiksjen e gjakut, duke shmangur vdekjen nga inflamacioni apo dëmtimi i enëve të gjakut apo muskujve të zemrës.

Konsumoni fibra.Nëse doni të jeni energjikë gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës.

Konsumoni thartirë folike.Nëse doni të mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nëse nuk keni një nivel normal të acidit folik në dietën tuaj, jeni të rrezikuar nga shfaqja e Alzheimerit, thekson shkencëtari amerikan Xhudi Adams.

Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit, si dhe rregullon nivelin e homocisteinës, një aminoacid që lufton sëmundjet e zemrës dhe forcon atë. Agrumet janë një ushqim po aq i dobishëm sa edhe buka apo brumërat.

Komento