Disa kimikatet helmuese në trupin tonë

Disa kimikatet helmuese në trupin tonë

Diskutimet rreth temës se a janë të dëmshme për shëndetin kimikatet ka vite të tëra që vazhdojnë. Disa studime pohojnë se tek kafshët shihet një zhvillim anormal truri dhe i organeve riprodhuese, ndërsa disa të tjera tregojnë se edhe një sasi e paktë është e dëmshme.

Sipas raportit të publikuar nga Qendra e Kontrollit dhe parandalimit të Sëmundjeve në vitin 2009 në mostrat e gjakut dhe të urines të marra nga 2400 të sëmurë u gjendën 212 kimikate të një niveli të konsiderueshëm. Nuk ka shumë informacion rreth ndikimeve të tyre në shëndetin e njeriut. Industria kimike mbron tezën e sigurisë së kimikateve dhe të përdorimit të tyre në masën e duhur.

Ja disa kimikatet më të përhapura në trupin tone sipas një lajmi të adresës Forbes.com:

Phthalates: ‘Ftalat’ është një lloj kimikati i cili mundëson elasticitetin e plastikës dhe gjendet tek detergjentët, deodorantët, mushamatë, sprejt e flokëve, pllakat vinil dhe tek zorrët e kopshtit. Këtë lloj kimikati mund ta marrim vetëm nëse gëlltisim ndonjë prej këtyre produkteve. Ndërsa nëse ka kontakt me lëkurën shumë rrallë mund të hyjë në trup. Akoma nuk njihen ndikimet e flalatinit mbi njeriun por tek minjtë e laboratorit shkakton probleme tek organet riprodhuese dhe në mushkëri.

Long-Chain Perfluorinated Chemicals (PFCs): kimikatet e njohura shkurt me emrin PFC përdoren në orenditë elektronike, industrinë automobilistike, tekstil dhe në industrinë hapësinore. Nuk ka ndonjë informacion të qartë rreth mënyrës sesi ky kimikat hyn në trup. Shkencëtarët nuk njohin ndikimet e këtij kimikati tek njeriu, ndërkohe që tek kafshët laboratorike dhe majmunët shkakton dëme në mushkëri.

Polybrominated Diphenyl Ethers (PBDEs): ashtu si PFC edhe ky kimikat mban larg zjarrin dhe përdoret në plastikë, tekstil dhe për izolim. Në të njëjtën kohë përdoret shumë dhe në mobilie dhe shtretër. Njerëzit mund ta marrin këtë kimikat kur konsumojnë peshk, produkte yndyrore dhe qumështin e nënës. Kur hyn në trup mblidhet tek qelizat yndyrore. Ka shumë pak njohuri rreth mënyrës sesi metabolizohet. Tek kafshët, PBDE –ja ndikon negativisht tek funksioni i tiroideve, zhvillimi i trurit dhe organet riprodhuese.

Short-Chain Chlorinated Paraffins (SCCPs): pasi përdorimi i këtij kimikati nuk u miratua nga qeveria, Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit vendosi të bëjë një studim . Përdoret si ftohës në prodhimin e tubave PVC dhe të metalit. Nuk u mat niveli i kimikatit por sipas organizatës ky lloj kimikati mund të gjendet në qumështin e nënës dhe në disa produkte ushqimore japoneze dhe europiane. Me gjithë ndikimin toksik SCCPS nuk mblidhet shumë tek qelizat e kafshëve.

Atrazin: Ky ilaç bujqësor spërkatet çdo vit mbi fushat e mbjella për të mbrojtur misrin. Përveç kësaj atrazin gjendet dhe në ujërat nëntokë dhe në ujin e pijshëm. Ato që punojnë në arë e marrin këtë kimikat nëpërmjet frymëmarrjes dhe trupi e thith. Megjithëse Qendra e Kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve nuk ka mundur të masë një nivel të mjaftueshëm të këtij kimikati, një nivel i lartë atrazine shkakton tek kafshët vonesë të periudhës së rritjes, ndikon në lindje dhe pakëson nivelin e hormoneve prolaktin dhe testosterone. Ditët e kaluara Organizata për mbrojtjen e mjedisit ka bërë përsëri studime rreth ndikimit të këtij kimikati në shfaqjen e kancerit tek njeriu.

Perklorat: ky kimikat pikë së pari përdoret në industrinë hapësinore dhe në shërbimet ajrore për prodhimin e raketave. Përveç kësaj gjendet edhe tek shkrepset dhe fishekzjarret. Ky kimikat mendohet se merret nga njeriu nga ujitja e luleve, bimëve me ujë apo nga vërshimet e ujit. Në studimin e bërë mbi njerëzit dhe kafshët u vërtetua se perklorati pengon prodhimin e hormonit të tiroidës.

Benzen
: ky kimikat i cili avullon merret nga qymyri katran. Përveç kësaj ai përdoret si shtesë tek benzina dhe tek tretësit industrialë, është lënda e dytë e tymit të duhanit. Njerëzit e marrin benzenin me anë të rrugëve të frymëmarrjes . trupi e thith dhe pjesët e tij i dërgon në qelizat yndyrore dhe nëse personi është shtatzanë në placentë. Qëndrimi për një kohë të gjatë nën efektin e benzenit dobëson sistemin nervor dhe shkakton vdekjen.

Akrilamit: ky kimikat përdoret në xhel, kutitë ushqimore, kozmetikë dhe në bezet e përdora për fëmijë. Akrilamit mund të çlirohet gjatë pjekjes në furrë apo skuqjes së patateve dhe drithërave. Njerëzit e marrin kimikatin duke pirë cigare, ujë dhe duke prekur produktet që e përmbajnë atë. Doza e lartë e akrilamitit shkakton dëmtime të lëkurës, syrit dhe rrugëve të sipërme respiratore.

Komento