Disa mënyra për t’u mbrojtur nga ftohja

Disa mënyra për t’u mbrojtur nga ftohja

Simptomat e ftohjes nuk janë rezultat i ndikimit destruktiv të virusit, por mënyra në të cilën imuniteti juaj reagon në ta.

Në të vërtetë, simptomat e fortë të ftohjes janë rezultat i imunitetit të fortë, e jo i dobësimit, thekson ekspertja Xhenifer Akerman, në librin e saj “Ah-Choo”

Infeksioni virusal, i cili di të na kaplojë edhe disa herë brenda vitit, është i përhapur në mbarë botën, mirëpo për ftohjen na rrethojnë disa mite.

Imunitet më i dobët – ftohje më të fortë?

Simptomat e ftohjes nuk janë rezultat i ndikimit destruktiv të virusit, por mënyra në të cilën imuniteti juaj reagon në ta. Në të vërtetë, simptomat e fortë të ftohjes janë rezultat i imunitetit të fortë, e jo i dobësimit, thekson ekspertja Xhenifer Akerman, në librin e saj “Ah-Choo”.

Vitamina C e shëron ftohjen?

Më shumë se 30 hulumtime klinike me më shumë se 10 000 pjesëmarrës kanë treguar se konsumi ditor i vitaminave C nuk parandalon ftohjen. Ndikimi i tij është shkurtimi i kohëzgjatjes së simptomave.

Më së miri pa alkool?

Një apo dy pije në ditë do të mund të zvogëlonin gjasat të prekeni nga ftohja, ka treguar një hulumtim në Salisbëri. Personat që nuk përdorin alkool më shumë i janë të ekspozuar ftohjes. “Është e mundur që personat të cilët konsumojnë alkool më pak të jenë të ekspozuar ftohjes, këtë nuk e kemi të qartë”, ka deklaruar Sheldon Kohen, udhëheqës i hulumtimeve.

Me puthje bartet ftohja?

Lirisht mund të putheni me një person të ftohur, nuk do të sëmureni! Deri në këtë përfundim ata kishin ardhur, pasi në studim kishin qenë të përfshirë personat e ftohur, të cilët për një minutë të tërë i kishin puthur personat e ftohur. Prej 16 rasteve, vetëm një person ishte infektuar.

Të moshuarit sëmuren më shpesh?

Jo, jo. Sa më të vjetër të jeni, aq më rezistent jeni ndaj ftohjes. Kështu që një person 50-vjeçar, për gjysmë më pak do të jetë i ekspozuar ndaj ftohjes në krahasim me një adoleshent. Pse? Personat e moshuar me kohë janë bërë më rezistentë dhe i kanë zhvilluar antitrupat, të cilët mbrojnë nga ftohjet.

Komento