Disa mënyra se si të keni flokë të shëndetshëm

healthy-hair-msalon

Flokë të ashpër, të dëmtuar, që këputen mund të krijohen për shkak të rrethanave të ndryshme të cilat mund të ndikojnë në vetë-besimin tuaj. Zbuloni disa sekrete se si mund të kujdeseni për flokët tuaj që ato të jenë më në formë se asnjëherë.

Kujdesuni për flokët por mos e teproni!

Kujdesuni për flokët tuaj por mos e teproni, ashtu si çdo pjesë e organizmit edhe lëkura e kokës rregullon vetën e vet duke risjellur balancën. Në qoftëse thyeni rregullin, atëherë lëkura do humbasë balancën kështu ose do të keni një skalp shumë të thatë ose shumë të yndyrshëm.

Stiloni ato me kujdes

Disa modele mund të dëmtojnë rëndë pamjen e flokëve tuaj nëse i stiloni ato në mënyrë mekanike. Prandaj, nëse i stiloni gërshet të ngjeshur ato çdo ditë, pak nga pak do fillojë t’i dëmtojë dhe t’i këpusë ato.

Hani produktet e duhura

Përpiquni që të hani ato ushqime të cilat janë të shëndetshëm dhe të mirë edhe për flokët tuaj. Kërkoni ato produkte ushqimore që përmbajnë vitamina omega, vitaminë C, biotin, hekur dhe zink.

Vëzhgoni flokët tuaj

Ju vëzhgoni flokët tuaj herë pas here dhe do të vëreni nëse ato kanë filluar të dobësohen, dhe të bien. Në momentin që ju vëreni se flokët i keni të dëmtuar këshillohuni me një specialist, që t’i trajtoni ato sa më parë.

Evitoni stresin

Ndoshta është e thjeshtë për t’u thënë se  sa për t’u bërë realitet, por, nëse arrini të kontrolloni stresin do të keni flokë më të shëndetshëm.

Masazhi

Nëse masazhoni skalpin me shampo gjatë kohës që jeni duke e larë kokën do të keni flokë më të shëndetshëm. Masazhi rrit qarkullimin e gjakut në qelizat e skalpit, në këtë mënyrë flokët tuaj do të kenë mundësi të marrin vitaminat me lehtë.

Dietat

Dietat kanë një efekt shumë negativ mbi flokët tuaj, sidomos ato që zakonsisht zbatohen duke eleminuar gjithë ushqimet, në këtë mënyrë ju do t’i heqni vitaminat dhe yndyren që i nevojitet flokëve për të qënë të shëndetshëm.

Krihni flokët tuaj

Në fakt në bazë të eksperiencës personale të shumë femrave është krijuar mendimi që krehja e flokëve dëmton rëndë shëndetin e tyre, por me sa duket krehja e tyre me rregull i ndihmon ato të jenë të shëndetshëm. Prandaj, mjafton që të gjeni krëhërin e duhur dhe t’i krihni ato çdo ditë. Në këtë mënyrë krehja do të jetë më e thjeshtë dhe nuk do të keni shumë probleme.

Komento