Disa mënyra si të largoni qimet nga fytyra

Disa mënyra si të largoni qimet nga fytyra

Disa mënyra si të largoni qimet nga fytyraParaqitja e qimeve në fytyrë është një problem me të cilin ballafaqohen shumë femra anembanë botës, andaj edhe është shumë e rëndësishme të dihen mënyrat ekzistuese për largimin e këtyre qimeve nga fytyra

1. DYLLI

Një nga mënyrat më të përshtatshme për largimin e qimeve nga fytyra është përmes përdorimit të dyllit. Kjo mënyrë, përveçqë është shumë lehtë e aplikueshme, është edhe shumë e lirë. Andaj, nëse vuani nga shfaqja e qimeve në fytyrë, përdorni dyllë.

2. LASERI

Trajtimi me laser është një opsion shumë i përshtatshëm nëse jeni duke kërkuar largimin më afatgjatë të qimeve në fytyrë. Natyrisht, metoda laserike nuk është e lirë, mirëpo është një zgjedhje shumë e mirë, pasi që do t’i kursejë paratë tuaj në termet afatgjate.

3. KREMRAT

Nëse jeni duke kërkuar një metodë të lirë dhe të përshtatshme, të cilën mund ta aplikoni në shtëpi, atëherë kremi është zgjidhja për ju. Natyrisht, largimi i qimeve përmes kremit nuk është zgjidhje afatgjate, mirëpo edhe shumë e lehtë dhe e lirë njëkohësisht.

4. PISKATORJA

Largimi i qimeve me piskatore është një metodë që përdoret tash e një kohë të gjatë. Andaj, është shumë e nevojshme që të investohet në një piskatore të shtrenjtë, pasi që do t’ju zgjasë për më gjatë dhe do ta kryejë punën me më shumë efekt.

5. ELEKTROLIZA

Para se të fillohej me përdorimin e laserit, elektroliza ka qenë një metodë shumë e popullarizuar për largimin afatgjatë të qimeve në fytyrë. Në fakt, elektroliza largon qimet nga fytyra përgjithmonë, mirëpo është një proces i dhimbshëm dhe ju merr shumë kohë.

Komento