Disa mënyra të këndshme për të zgjuar njerëzit në telefon

Disa mënyra të këndshme për të zgjuar njerëzit në telefon

Disa mënyra të këndshme për të zgjuar njerëzit në telefonTë zgjoni dike në mëngjes nëpermjet telefonit mund të jetë një mënyrë e këndshem për të filluar diten me buzëqeshje. Ka mënyra të ndryshme se si mund t’a bëni këtë, por ne do t’ju tregojmë ato më të bukurat.

Fillo numerimin. Numërimi mund të jetë një mënyrë mjaft efektive për të zgjuar personin që është në krahun tjetër të telefonit. P.sh. kur gjumashi hap telefonin, filloni të numeroni minutat dhe sa sekonda do t’i duhen atij person që t’ju takojë juve. “8:44 sekonda deri sa të më takosh mua, 8:43”. Ose mund t’a bëni ndryshe; “E di që u bë një sekond që po flet  me mua, ndërkohë që po flasim ka hyrë dhe i dytë, tanimë u bë dhe i treti dhe të duhet dhe 25 minuta që ti të takohesh me mua”.

Kënga. Një këngë e bukur është mënyra më e mirë me të cilen mund të zgjosh një person në mëngjes. Zgjidhni të këndoni këngën që preferon më shumë personi që është në telefon, dhe këndojeni me zë të lartë që të keni vëmendjen e tijë. Për t’a bërë më shumë personale ndrroni dhe fjalët e tekstit.

Aktrimi. Hiquni sikur jeni një personazh i famshem për t’a zgjuar atë nga gjumi. Kjo mund të jetë shumë argëtuese, sidomos nëse personi që është në krahun tjetër vonon të zgjohet pak sa, dhe mund të bëhet edhe më shumë konfuz gjatë bisedës. Për një shaka akoma më të këndshme, hiquni sikur jeni personazhi i librit të fundit që ai ka lexuar, ose si personazhi i tijë i preferuar publik.

Ëndrra vazhdon. Kur personi tjetër ju hap telefonin dhe vazhdon akoma të flejë gjumë, thoni që ai po ëndërron akoma dhe asgjë rreth tij nuk është reale. Kjo mund të krijojë një situatë paksa komike, por mund të jetë një mënyrë shumë zbavitëse për të zgjuar personin tjetër nga gjumi. Përdorni pak imagjinatë dhe vazhdoni ëndrrën e tijë, “Tani do të shikosh princeshën e ëndrrave e cila po ecën gjatë bregut të detit, e veshur me një fustan të bardhë si zanë mali”.

Komento