Disa nga gabimet rreth grimit

Disa nga gabimet rreth grimit

Me dëshirë dhe qëllim që të duken të përsosura, femrat shpeshherë ndodh që ta teprojnë me grimin. Në ndihmë ju dalin ekspertët, të cilët i paralajmërojnë për ato gabime, e që ato nuk janë fare të vetëdijshme për një gjë të tillë.

Pudra

Pudra nuk do duhej ta errësonte lëkurën tuaj, apo ta nxijë atë midis stinës së dimrit. Një rol të tillë e kanë bronzuesit.

Pudra shërben për të mbuluar mangësitë në fytyrë dhe që tenin ta barazojë, prandaj do duhej të tenit pudër me nuancat, të cilat i shkojnë përshtati fytyrës suaj, ngase në atë mënyrë nuk do të vërehet fare se e keni, e do të duket sikurse keni një fytyrë krejt natyrale.

 

Baza

Grimi ekskluzivisht vendoset mbi fytyrën që paraprakisht e keni ushqyer me krem, ngase pa bazë lëkura do të duket disi e lodhur,e rrudhat e imëta veç se do të theksohen më shumë nëse grimin e vendosni në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi to.

Lapsat për buzë

Buzët e plota nuk i shkojnë për shtati secilës femër, prandaj me rastin e lyerjeve të buzëve përcillni linjën e tyre, pa marrë parasysh se nëse në mënyrë krejt natyrale janë të holla. Çdo teprim apo ekzagjerim do t’ju bëjë që ato të duken artificiale dhe në atë mënyrë do ta shkatërroni dukjen tuaj natyrale.

Vetullat e holla

Me dëshirë që të krijoni një dukje të përsosur, nganjëherë e teproni me ndukjen e vetullave. Nëse vetullat tuaja janë tepër të holla, fytyrës i ofrojnë një dukje të ftohtë. Gjithmonë kujdesuni që vetullat tuaja të mos humbasin strukturën natyrale dhe me rëndësi është t’i ndukni ngadalë dhe me kujdes, si dhe të keni durim.

Komento