Disa nga simptomat e kancerit, infarktit në zemër dhe tru!

Disa nga simptomat e kancerit, infarktit në zemër dhe tru!

 Disa nga simptomat e kancerit, infarktit në zemër dhe tru!Kur duhet të shkoni menjëherë te mjeku?

Ja simptomat, të cilat nuk duhet t’i injoroni, por sapo t’i hetoni, duhet të shkoni menjëherë te mjeku:

Hutimi, marramendja, problemet me të folur, paraliza e këmbëve, apo duarve, mpirja pa shkak e gjymtyrëve, shtangimi, sidomos në njërën anë të fytyrës, apo trupit

Këto mund të jenë shenja të pikës në tru. Simptomat varen nga ajo se cila pjesë e trurit është përfshirë. Nëse është përfshirë një pjesë e gjerë, atëherë mund të shkaktohet paraliza në njërën anë të trupit dhe pamundësimi i funksioneve të tjera, sikur që është të folurit dhe të kuptuarit. Nëse është bllokuar një pjesë më e vogël, atëherë paraliza mund të prekë duart, këmbët, apo fytyrën.

Dhembja në gjoks, dorë, nofull apo qafë, djersët e ftohta, dobësimi i madh trupor, mundimi për të vjellë, vjellja dhe frymëmarrja e cekët

Këto simptoma bëjnë me dije për infarkt të zemrës. Ndjenja e dhembjes në kraharor, presioni apo problemet me tretje nuk paraqiten te kushdo. Plakat, apo personat me diabet mund të përjetojnë infarkt pa dhembje. Simptomat mund të përfshijnë dobësimin, marramendjen e papritur, të rrahurat më të forta të zemrës, vështirësitë në frymëmarrje, djersitjen e madhe, mundimin dhe vjelljen.

Ndjeshmëria dhe dhembja në pjesën e nëngjurit, dhembja e gjoksit, vështirësimi i frymëmarrjes dhe pështyma me gjak

Ka mundësi që të kemi të bëjmë me trombozë të këmbës, sidomos nëse keni qëndruar një kohë të gjatë ulur. Nëse në këmbë formohet droçka e gjakut, mund t’ju duket sikur këmba ju është ënjtur dhe ju është bërë e ndjeshme në prekje. Nëse ndjeni një dhembje të papritur në gjoks, apo mbeteni pa ajër, ka mundësi që një copë e trombit (droçkës) së gjakut të ketë arritur në mushkëri. Kjo gjendje është e rrezikshme për shëndet.

Urina me gjak, në mungesë të dhembjes

Gurët veshkorë, infektimet e fshikës së urinës, apo prostatës, janë shkaktarë të shpeshtë të pranisë së gjakut në urinë. Por, këto probleme zakonisht përcillen me dhembje. Por, kur vëreni praninë e gjakut në urinë, e nuk keni dhembje, atëherë nuk duhet të prisni, por të shkoni menjëherë te mjeku, meqë mund të bëhet fjalë për fazën fillestare të kancerit të veshkave.

Komento