Disa nga vetitë shëndetësore të patatës

Disa nga vetitë shëndetësore të patatës

Patatet janë karbohidrate dhe përmbajnë gjithashtu proteina,kjo i ben patatet nje ushqimi ideal per ata qe duan te shtojne ne peshe .

Vitaminat si vitamina-C dhe B-kompleks ndihmojnë në thithjen e duhur të këtyre karbohidrateve.Kjo është arsyeja pse patatet bëjnë pjesë te pashmangshme e dietën e mundësave Sumo.

Tretja: Meqe patatet permbajne karbohidrate ata treten lehte dhe per lehtësojne tretjen. Kjo veti i bën patatet nje ushqim të mirë për pacientët, foshnjat dhe per ata qe nuk tresin dot ushimet e forta por qe kanë nevojë për energji. Por të kujtojmë se nqs hahen shumë patate rregullisht mund të shkaktojë aciditet në afat të gjatë. Patatet gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme fibrash.

Kujdesi i lekures: Vitamina-C , vitaminat B-kompleks dhe mineralet si kalium ,magnez,fosfor dhe zink janë te vlefshme per lekuren.Përveç kësaj, tuli i shtypur i patates i përzier me mjaltë shërben per nje fytyre te shkelqyer,per qeskat poshte syve dhe per njollat ne fytyre.Përsëri,kjo mase nëse aplikohet ne vendet e djegura jep një lehtësim të shpejtë.

Skerbuti: Vitamina-C e pranishme në patate mund të ndihmojë ne parandalimin e kësaj sëmundje te shkaktuar për shkak të mungesës së vitaminës-C. Ajo karakterizohet nga buzet e plasaritura dhe mishrat e dhembeve me gjakderdhje ,infeksione te shpeshta virale si ftohje etj…

Reumatizma: vitaminat , kalciumi dhe magnezi në patate ndihmojne per nje lehtesim ne reumatizem. Uji i merr nga patatet e ziera jep gjithashtu nje lehtesim .Por për shkak të përmbajtjes së lartë te niseshtese ose karbohidrateve ajo tenton të rrit peshen e trupit gje e cila mund te jete me efekte negative tek pacientet reumatik.

Inflamacioni: Patatet jane shumë efektive në inflamacionin e brendshem apo të jashtem.Ato heqin inflamacionin tek zorrët dhe sistemin e tretjes dhe jane nje ushqim i mirë për ata që kanë ulcer ne gojë.Patatet e shtypura mund të aplikohen për te lehtësuar inflamacionet e jashtme, djegiet etj

Funksioni i trurit: Funksionimi i duhur i trurit varet shumë nga niveli i glukozës,i furnizimit me oksigjen, nga disa perberes se kompleksit B,nga disa hormone,aminoacide dhe acidet yndyrore sic eshte omega-3. Patatja mbulon pothuajse te gjitha nevojat e përmendura më lart. Ajo eshte e pasur me karbohidrat dhe mban ne nivele te duhura glukozen ne gjak e cila nuk le per lodhje trurin dhe e ben ate aktiv.Oksigjeni i cili dergohet ne tru me ane te hemoglobines në gjak ka perberes kryesor hekurin. Patatet përmbajne shume hekur dhe kështu ndihmojne për këtë funksion gjithashtu. Fosfori dhe ziku te gjetur ne patate jane te vlefshme per trurin.

Sëmundjet e zemrës: Përveç vitaminave (B-kompleks, C), mineraleve dhe fibrave , patatet përmbajnë substanca të quajtur Karotenoid (lutein, zeaxanthin etj) të cilat janë të dobishme për zemrën dhe organet e tjera të brendshme. Por përsëri, pasi patatja ngre nivelin e glukozës në gjak dhe konsumimi i tepert mund te coje në trashje gje cila mund të vëre ne presion të madh zemrën nuk rekomandohet për njerëzit e dhjamosur dhe diabetike.

Gurët në veshka: Gurët në veshka janë shkaktuar kryesisht nga niveli i larte i acidit urik në gjak. Në raste të tilla, proteinat duhet të shmangen, veçanërisht proteinat shtazore të tilla si mishi,gjel deti, karkaleca deti, peshqit e detit, vezët, qumështi si dhe spinaqi,fasulet të cilat në mënyrë drastike rritin nivelin e acidit urik në gjak. Hekuri dhe kalciumi gjithashtu ndihmojne ne formimin e gurit.Patatja është e pasur me të dyja këto dhe normalisht nuk përshtatet nga kjo pikëpamje. Por kjo është shumë e pasur me magnez i cili refuzon grumbullimin apo depozitimin e kalciumit (kalcifikim) në veshka dhe indet e tjera,duke e bere te dobishem kundra formimit te gureve.

Diarrea:Patatja eshte nje ushqim i pasur me energji për ata që vuajnë nga diarreja , pasi patatet treten lehte si dhe jane te buta. Por një konsumim i madh mund të shkaktoje diarre për shkak të gëlltitjes se tepërt te niseshtese.

Keshilla: Lëngu i patates është një trajtim i mirë për djegiet, plagët ,ndrydhjet, problemet me lëkurën, ulcerat, efektet e narkotikëve,kancerit te mitrës kunder formimt te ciseve ose tumoreve.

Nga ana tjetër, duhet kujdes kur hani patate. Patatet jeshile janë helmuese sepse përmbajnë alkaloide, si solanine, chaconine dhe arsenik të cilët ne mbidozë mund të jetë fatale. Për më tepër, indeksi glicemise tek patatet është shumë e lartë (mbi 80) dhe prandaj ata qe duan te dobeson duhet te shmangin patatet.Pergati Vetite e frutave dhe perimeve

Komento