Disa pyetje në lidhje me mestruacionet

Disa pyetje në lidhje me mestruacionet

Disa nga pyetjet më të shpeshta në lidhje me mestruacionet:

• Sa zgjasin mestruacionet normale?
Zakonisht ato zgjasin 4 – 6 ditë dhe humbja e gjakut është rreth 36 ml ( sa një filxhan kafeje). Humbjet normale të gjakut sillen rreth 10 dhe 200 ml.

Nëse gjakderdhja është gjithnjë e madhe, më së miri është të këshilloheni me gjinekologun, ngase mund të paraqitet ndonjë anemi. Për të penguar aneminë, me siguri mjeku do t’ju këshillojë të përdorni preparate hekuri dhe vitamin B.

• A është i dëmshëm sporti në kohën e mestruacioneve?
Përkundrazi, është shumë i dobishëm. Aktiviteti fizik nxit krijimin e endorfinës, materie që e zvogëlon dhimbjen, e me këtë lirohen muskujt e barkut, shpindës, gjë që ato ditë janë të shtrënguara.

• Ç’ka duhet ngrënë në kohën e mestruacioneve?
Me gjakëderdhje, organizmi humb albuminet, lëngjet dhe hekurin, prandaj është me rëndësi të ushqyerit e mirë. Mirë është të hahet mish, vezë, prodhime qumështi, të hahet ushqim me albumine dhe të pihet shumë ujë. Janë të preferueshme lëngjet e pemëve sidomos nga argumet që përmbajnë vitamin C e cila ndihmon organizmit në thithjen e hekurit nga ushqimi.

• A mund të përdor tampone një vajzë virgjine?
Po, ngase cipa e virgjërisë (hymeni)nëpër të cilën rregullisht rrejdhin mestruacionet, është mjaft elastik dhe nuk e pengon vendosjen e tamponeve në vaginë.

• A mund të shkaktojnë dëme tamponet?
Nëse i përmbahet vajza rregullave dhe i ndërron, jo. Sipas disa studimevenë SHBA, tamponet janë të dobishme për shëndet si dhe për disponim të mirë të femrës gjat kohës së mestruacioneve.

• Kur është koha për pilula kontraceptive?
Paj, kur vjen koha e mardhënjeve të rregullta seksuale. Mund t’i përdorin edhe adoloshcentet nëse kanë marrëdhënje të rregullta seksuale. Kjo nuk ka pasoja të dëmshme, madje edhe i mjekon “puçërzat”. Vetëm vajzat që vuajn nga epilepsia, apo që kanë probleme me veshkë, mëlqi si dhe çarkullim të gjakut nuk guxojnë t’i përdorin këto preparate. Për të gjithë femrat vlen rregulli: së pari duhet bërë analizën e gjakut e pastaj vje koha e këtyre preparateve.

2 Comments

  1. Kam e muaj pa mestruacione.pse ndodh edhe cfr duhet te bej ju lutem?

Komento