Home » Shëndetësi » Disa pyetje për menstruacionet

Disa pyetje për menstruacionet

Sa zgjasin menstruacionet normale?

Zakonisht ato zgjasin 4 – 6 ditë dhe humbja e gjakut është rreth 36 ml ( sa një filxhan kafeje). Humbjet normale të gjakut sillen rreth 10 dhe 200 ml.

Nëse gjakderdhja është gjithnjë e madhe, më së miri është të këshilloheni me gjinekologun, ngase mund të paraqitet ndonjë anemi. Për të penguar aneminë, me siguri mjeku do t’ju këshillojë të përdorni preparate hekuri dhe vitaminë B.

• A është i dëmshëm sporti në kohën e menstruacioneve?
Përkundrazi, është shumë i dobishëm. Aktiviteti fizik nxit krijimin e endorfinës, materie që e zvogëlon dhimbjen, e me këtë lirohen muskujt e barkut, shpinës, gjë që ato ditë janë të shtrënguara.

• Çfarë duhet ngrënë në kohën e menstruacioneve?
Me gjakderdhje, organizmi humb albuminat, lëngjet dhe hekurin, prandaj është me rëndësi të ushqyerit e mirë. Mirë është të hahet mish, vezë, prodhime qumështi, të hahet ushqim me albumine dhe të pihet shumë ujë. Janë të preferuara lëngjet e pemëve sidomos nga agrumet që përmbajnë vitaminë C e cila ndihmon organizmit në thithjen e hekurit nga ushqimi.

• A mund të përdor tamponë një vajzë vergjinë?
Po, ngase cipa e virgjërisë (himeni)nëpër të cilën rregullisht rrjedhin menstruacionet, është mjaft elastik dhe nuk e pengon vendosjen e tamponëve në vaginë.

• A mund të shkaktojnë dëme tamponët?
Nëse i përmbahet vajza rregullave dhe i ndërron, jo. Sipas disa studimeve në SHBA, tamponët janë të dobishme për shëndet si dhe për diskonim të mirë të femrës gjatë kohës së menstruacioneve.

• Kur është koha për pilula kontraceptive?
Kur vjen koha e marrëdhënieve të rregullta seksuale. Mund t’i përdorin edhe adoleshentet nëse kanë marrëdhënie të rregullta seksuale. Kjo nuk ka pasoja të dëmshme, madje edhe i mjekon “puçërzat”. Vetëm vajzat që vuajnë nga epilepsia, apo që kanë probleme me veshkë, mëlçi si dhe qarkullim të gjakut nuk guxojnë t’i përdorin këto preparate. Për të gjithë femrat vlen rregulli: së pari duhet bërë analizën e gjakut e pastaj vjen koha e këtyre preparateve.

209 Responses to " Disa pyetje për menstruacionet "

  1. Anisa says:

    une jom 33 vjeq si kam pas menstruancionet 5 jav mas pes jave mekan ardhur te kafta dhe shumak vetum 2 dit te lutem ma kthe pergjigjen se qaka mun me ndodh

  2. Leonisa says:

    Jam 14 vjeqare por nuk me kan ardhur ende gjdo dit sa her qe kryej urinen me vjen nje pike bardh.pse ndodh kjo??

  3. gangsta girl says:

    prsh jam nje vajz 12 vjeqare dhe menstracionet me kan ardh nje her ne shtator tani eshte nentor dhe nuk i kam a mund te me ndihmoni ju lutem per zotin

  4. Arlinda says:

    Saher me vin meatracionet kam kokshembje maramendje pse ndodh kjo?

  5. Arlinda says:

    Saher me vin meatracionet kam kokdhbje maramendje pse ndodh kjo?

  6. Ruenca says:

    Pershendetje jam 12 vjeq ne muajin mars me kan ardh mestacionet gjdo muj me vishin me rregull ne muajin korrik mu ndalen dhe deri ne muajin nentor nuk me kan ardh qe 5 muj e dje me kan ardh po dhimbja e barkut spom pushon asnihere edhe urina me vjen nonstop a mundeni sa do pak mem jep anonime se qka me ba? ju lutna pres pergjigje

  7. Shyret says:

    Ju lutem me tregoni jam 15 vjeqe kam probleme me mestracionet per her te par kam pas ne shtator heren e dyt ne nentor mandej 9 muaj nuk kam pas mestacionet kam qen te mjeku mi ka dhan mi pi hape orgomitol 5 dit manej me kan ardhur ne korrik te ketij viti dhe pram me jan dalur kam qen te mjeku prap me ka dhan orgomitoll prap me erdhen ne tetor cikli e kam pas 15 e teorit me kan .mbajtur 8 dit po tash prap me jan vonuar nuk di qa te baj ju lutem me tregoni qa te baj

  8. Pa emer says:

    Leonisa mbase je 12 vjeqare mos ki dert se qeshtu ka ndodh e ato jon per her tpar kan ardh met paralajmru e tash kur tvin edhe iher tvin me rregull mos u bej merak

  9. Anna says:

    Ju lutem më ndihmoni sepse ndihem shum keq..Jam 15 vjeçe dhe këtë muaj më kan ardhur ato por nuk më kan ikur akoma.. nuk e mbaj mend më kur më kan ardhur por e sigurt që kam 12dit’ e sipër..Fola me mamin për kët gjë dhe ajo mtha që duhet të shkojm’ tek nje doktor patjeter…Jam duke luajtur mendsh.. Ju lutem per Zotin e madh me thoni diçka…

Komentoni

© 2016 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress