Disa rregulla për të cilat flitet fare pak

Disa rregulla për të cilat flitet fare pak

Banja është një nga ato vendet në shtëpi ku midis parterëve bëhet debate se çka është e lejuar e çka jo. Disa insistojnë në privatësi totale, disa të tjerë derën lënë hapur, e disa i përmbahen një qasje gjysmë-private.

Madje, edhe nëse ekziston mesi i artë, edhe më tutje ekzistojnë disa rregulla, të cila çiftet duhet t’ju përmbahen nëse dëshirojnë t’i shmangin situatat e pakëndshme.

Dyert mbani mbyllur

Kur jeni në fillimin e lidhjes, madje edhe nëse jeni krejt të hapur me njëri-tjetrin, derën e banjës mbajeni të mbyllur. Me kalimin e kohës do ta kuptoni se çfarë mendon ana tjetër rreth kësaj, edhe pse shumica preferojnë derën e mbyllur.

 

Përdorni freskimin e ajrit

Njëra ndër situatat më të këqija është të hysh në banjë pas asaj kur askush nuk është munduar ta eliminojë aromën. Përdorni freskues ajri sa herë që të hyni dhe të dilni nga banja dhe pas vetes lini një aromë të këndshme.

 

Kujdes me dushin

Derisa jini në bonjë, kujdes si dhe kur e lëshoni, pra, kujdesuni mirë që partneri apo partnerja të mos hasë në një befasi të akullt.

Pastroni qimet

Shumë femra ankohen se si meshkujt pas dushit nuk pastrojnë banjën, e meshkujt një gjë të tillë e bëjnë me qimet e flokëve. Pasi të keni kryer me veten, atëherë bëni edhe një kontroll se çfarë po lini prapa, në dysheme, vaskë, sapun…etj. Për një kontroll të tillë duhen pak sekonda, e përshtypja që do lini tek partnerja do të jetë mahnitëse.

 

Mos hyni pa trokitur

Ndoshta për juve është e zakonshme të shëtisni nëpër banjë, t’i pastroni dhëmbët apo ta vendosni grimin. Së pari trokitni, prisni përgjigjen, e më pas mund të hyni, natyrisht nëse përgjigjja është pozitive.

Komento