Disa sekrete për të qenë të bukur

Disa sekrete për të qenë të bukur

Për të qenë të bukur asnjëherë nuk duhet të lini gjithçka në dorë në natyrës dhe është e nevojshme që edhe ju të kujdeseni për veten tuaj.

Receta për të arritur është shumë e thjeshtë: ushtrime dhe mesazhe çdo ditë. Dita duhet të nisë e qetë dhe të mbyllet duke qenë të çlodhur. Rezultati? Lëkurë e freskët dhe e shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës.

Sekretet e ditës gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të tonifikuar. Për të arritur këtë mjafton vetëm pak kujdes.

Një zgjim i qetë
Vendosi dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t’i hedhur disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët. Kjo do t’ju japë një ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t’ju ndihmojë të pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.

Bëni pak gjimnastikë
Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jen ngritur në këmbë hapni krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë lart jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të ç’tendosni shpinën dhe kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë të jetë e mundur shtyllën kurrizore.

Frymëmarrja
Hapni dritaret për të lejuar ajrin e pastër në futet në dhomë. Ndërkohë rrotulloni krahët e mbledhur në mënyrë që të ç’tendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe e nxjerrë atë qetësisht të paktën 2 minuta. Gjatë dushit ujit duhet të hapet në maksimum në mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë. Këshillohet që të mos laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë aq më shumë tonifikon lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në banjë, do t’ju ndihmonte të merrnit frymë më lirshëm.

Përdorni kremrat
Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. në këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.

Komento