Disa shkaktarë të pikave të zeza në fytyrë

Disa shkaktarë të pikave të zeza në fytyrë

Disa shkaktarë të pikave të zeza në fytyrëKeni pasur ndoshta më shumë se një herë probleme me pikat e zeza në fytyrë, por a është vetëm dielli shkaktar i tyre? Hulumtimet tregojnë se ka disa shkaktarë të tjerë të papritur, të cilët shkaktojnë hiperpigmentim.

Kompjuteri juaj

Studimet tregojnë se rrezet e dritës të emetuara nga ekrani i kompjuterit, televizorit dhe dritat fluoreshente të pambuluara mund të shkaktojnë shenja në fytyrë në formë të pikave të zeza. Nëse qëndroni para televizorit ose kompjuterit për periudha të gjata kohore, do të vëreni shfaqjen e këtyre pikave. Kjo është arsyeja pse preferohet që të ngriheni herë pas here për të bërë pushim, nëse puna juaj kërkon që të qëndroni para një ekrani të kompjuterit tërë ditën, edhe nëse ngriheni thjesht për të marrë një filxhan kafe.

Barërat për parandalim të shtatzënisë

Ndryshimet në hormone mund të shkaktojnë hiperpigmentim. Kjo është arsyeja pse shumë gra shtatzëna kanë pika të zeza në fytyrën e tyre, që zakonisht largohen pasi të lindin. Edhe hormonet në barërat, që merren për parandalim të shtatzënisë, mund t’i shkaktojnë ato, prandaj kërkoni nga mjeku juaj disa që kanë nivele më të ulëta të estrogjenit.

Mospërdorimi i kremit mbrojtës

Kremi mbrojtës kundër rrezeve të diellit duhet të përdoret çdo ditë, edhe në dimër. Nëse nuk e përdorni këtë ju mund të dëmtoni lëkurën tuaj. Një mënyrë tjetër për të parandaluar pikat e zeza është përdorimi i rregullt i kremit mbrojtës.

Dieta juaj

Mungesa e acidit folik mund të shkaktojë hiperpigmentim. Duhet të konsumoni sa më shumë drithëra, arra dhe perime të gjelbra, të cilat janë shumë të pasura me këtë acid.

Produktet me citrate

Nëse konsumoni një portokall ose një limon, nuk do të keni dëm në lëkurën tuaj, përkundrazi ato janë plot vitaminë C. Por, ajo që ju duhet të evitoni është përdorimi i produkteve për fytyrë, të cilat kanë përbërës të tillë brenda tyre, sepse sapo t’u ekspozoheni rrezeve të diellit, ju do të keni një dëmtim të lëkurës.

Komento