Home » Uncategorized » Disa teknika për të fshirë rrudhat përreth syve

Disa teknika për të fshirë rrudhat përreth syve

Akupresura, stimulimi i pikave të caktuara në fytyrë, ndjeshëm zbut rrudhat dhe lëkurës ia kthen elasticitetin.

Përveç veprimit estetik, kjo teknikë e vjetër është e mirë edhe për shëndetin, sepse e përmirëson punën e organeve të brendshme dhe çliron nga tensioni. Gjeni pikat e përshtatshme të akupresurës në kapakët e syrit dhe këndet anësore të syve dhe ngadalë u bëni masazh me gishtërinj.

Bëni masazh me duar të nxehta

Vendosuni sa më rehatshëm: edhe pse pozita e shtrirë është më ideale, mundeni edhe vetëm të mbështetni kokën në skajin e shtratit. Duart nuk guxojnë të jenë të ftohta. Filloni masazhin me lëvizje të buta me maja të gishtave përgjatë tërë fytyrës. Presioni kryhet në pika të ndryshme, kryesisht me gishtin e madh.

Me akupresurë kundër rrudhave

Në kapakët e syve dhe këndet e jashtme të tyre, gjenden pika të rëndësishme të akupresurës. Bërja e gjatë e masazhit në këto pika, do të zvogëloj rrudhat e imëta përreth syve, ndërsa do t’ju ndihmoj edhe kundër dhimbjeve të kokës. Pastaj përqendrohuni në sy: kaloni me gishtat e mëdhenj përreth tyre dhe ngadalë shtypni gjëndrat të cilat lëshojnë lot. Nëse bartni lente, kalojeni këtë fazë.

Relaksohuni përmes masazhit të veshëve

Pastaj kaloni me gishta drejt veshëve dhe i bëni masazh lavrakut të veshëve: aty gjenden 115 pika të akupresurës, të cilat i përgjigjen tërë trupit. Mbyllni hundën dhe gojën dhe fryni veshët dhe do ta shihni se çfarë çlirimi do të keni! Shpesh ndodh që të mbyllim sytë kur na pushton lodhja. Për fund, ngadalë shtypeni pikën e cila quhet “syri i tretë’ dhe mbajeni ashtu një minutë. Do të jeni sikur të ri!

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress