Disa trajtime për të eliminuar yndyrat në gjak

Disa trajtime për të eliminuar yndyrat në gjak

Disa trajtime për të eliminuar yndyrat në gjakYndyrat në gjak shkaktohen nga shumë faktorë, por kryesore është kequshqyerja. Në qoftë se një organizëm funksionon në rregull, ai është i aftë të marrë lëndët ushqyese që i nevojiten dhe të nxjerrë jashtë ato që nuk duhen.

Për këtë njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimet që konsumojnë dhe antibiotikët që marrin.Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban shumë energji. Në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji sesa në 100 gramë karbohidrate.

Kjo do të thotë që njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të konsumojnë shumë yndyra, sepse njeriu grumbullon shpjet shumë energji dhe prandaj rrezikon të bëhet i shëndoshë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një ushqim, vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë yndyra.

Prandaj, në disa ushqime flitet për dhjamë të fshehur, që është ai dhjamë që nuk mund të shihet direkt me sy. Për shembull, është e vështirë të shikohet se sa dhjamë ka te djathi, që mund të përmbaj nga 10 për qind deri në 80 për qind yndyrë. Për këtë arsye është mirë që të lexohet përbërja e produktit për ta parë se sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës.

Ushqimi i përpunuar industrial nuk është më i keq se ushqimi i gatuar në shtëpi, por duhet pasur parasysh që dhjami është më i lirë se mishi dhe prandaj për prodhuesit është me interes që të shkëmbejnë pjesë të mishit me dhjamë. Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë.

Pasojat-Yndyrat në gjak shkaktojnë probleme serioze për shëndetin, siç janë: vdekjet nga zemra, sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut, sëmundjet kardiovaskulare, funksionim jo të mirë të trurit, harresë, pagjumësi. Sëmundjet kardiovaskulare janë rrezik real për jetën e çdo njeriu. Këto sëmundje përbëjnë edhe sot shkakun kryesor të vdekjeve në botë, ku një përqindje e lartë e popullsisë ka gjetur vdekjen nga sëmundjet kardiovaskulare.

Një sëmundje kardiovaskulare është arterioskleroza, që është grumbullimi i lëndëve të yndyrshme (sidomos kolesterolit) në poret e brendshme të arterieve. Shumë faktorë për shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë të lidhura me mënyrën e jetesës, pirjen e duhanit, hipertensionin, diabetin,